Franca e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke siguruar tri pikët e para pas suksesit 3-1 ndaj Senegalit në takimin hapës të Grupit I.
45 minutat e para nuk prodhuan gola dhe u karakterizuan nga pak raste të pastra, por në pjesën e dytë “Gjelat” e ngritën ndjeshëm nivelin e lojës.
None found
Epërsia për francezët erdhi në minutën e 66-të, kur pas një aksioni të ndërtuar bukur, Kylian Mbappé mori një pasim të përkryer nga Michael Olise brenda zonës dhe finalizoi saktë për 1-0.
Vetëm dy minuta më pas, Senegali besoi se kishte rikthyer baraspeshën me Nicolas Jackson, por goli i tij nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje.
Franca vijoi të diktonte ndeshjen dhe në minutën e 82-të e thelloi avantazhin. Adrien Rabiot shërbeu bukur për Bradley Barcola, i cili kaloi me klas Edouard Mendy-n dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
Në minutën e 90+5, Senegali rihapi takimin falë një veprimi individual shumë të mirë nga Ibrahim Mbaye, që shënoi për 2-1 dhe i dha shpresë skuadrës së tij.
Megjithatë, reagimi i afrikanëve zgjati fare pak. Një minutë më vonë, sërish në kohën shtesë, Mbappé i dha fund gjithçkaje me një gol të jashtëzakonshëm nga 25 metra. Sulmuesi i Francës goditi fort nga distanca dhe e la pa asnjë mundësi reagimi Mendy-n, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.
Me dy golat e tij, Mbappé ishte figura kryesore e mbrëmjes dhe protagonisti absolut i kësaj sfide, duke dhënë menjëherë një sinjal të fortë në Botëror. Me këtë fitore, Franca merr kreun e grupit dhe forcon pozitat si një nga favoritët kryesorë për trofeun. /
Autostrada Bukojçani – Kërçovë do të fillojë ndërtimin. Fillimi zyrtar i ndërtimit do të shënohet sot.Autostrada është pjesë e Korridorit…
Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” sjell përballje interesante edhe në javën e 7-të të sajën, ku ndeshjet do të shpërndahen…
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike drejt Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, njoftoi ushtria…
Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ri në aeroportin ndërkombëtar të…
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me…
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të lejuar importin e disa produkteve të naftës ruse në Shtetet e Bashkuara…