Anglia rrezikon të hasë vështirësi serioze në Kupën e Botës në përballjen me Panamanë në Grupin L, pasi kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “MetLife”, një impiant që ka marrë kritika të forta nga disa emra të njohur të futbollit për cilësinë e dobët të fushës.
“Tre Luanët” do ta nisin rrugëtimin e tyre në Botërorin 2026 më 17 qershor ndaj Kroacisë në ‘Dallas Stadium’ të Arlingtonit, ndërsa më 23 qershor do të luajnë kundër Ganës në Boston Stadium.
None found
Faza e grupeve për anglezët do të përfundojë më 27 qershor me sfidën ndaj Panamasë në stadiumin MetLife në New York/New Jersey, arena ku më 19 korrik do të zhvillohet edhe finalja e madhe e turneut.
Në total, ky stadium do të presë tetë ndeshje të Kupës së Botës, por deri tani ka tërhequr vëmendje më shumë për problemet sesa për spektaklin. Pas barazimit 1-1 mes Brazilit dhe Marokut, si dhe suksesit 3-1 të Francës ndaj Senegalit, disa futbollistë të njohur kanë dalë hapur me ankesa për gjendjen e terrenit.
Një prej tyre ishte mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, i cili u shpreh pa doreza pas ndeshjes së “Gjelave”.
“Fusha… as nuk e di nëse mund të quhet e tillë. Dukej më shumë si një sipërfaqe artificiale – shumë e fortë dhe e ngurtë”, deklaroi ai.
Pakënaqësi shfaqi edhe sulmuesi i Brazilit, Vinicius Junior, që tha se kushtet e fushës e bëjnë të vështirë zhvillimin normal të lojës.
“Në pjesën e dytë, për shkak të nxehtësisë, fusha thahet shumë shpejt. Loja bëhet e ngadaltë dhe ne nuk arrijmë të gjejmë ritmin tonë”, u shpreh ylli brazilian.
Takimi i ardhshëm në ‘MetLife Stadium’ është planifikuar për 22 qershor, kur do të përballen Senegali dhe Norvegjia. Ndërkohë, organizatorët do të jenë nën trysni për të përmirësuar gjendjen e fushës përpara zhvillimit të ndeshjeve të tjera të rëndësishme të Botërorit, mes tyre edhe finales.
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…