sport

FOTO+VIDEO/ 10 stadiumet gjermane të Euro 2024

Shqipëria siguroi kualifikimin e dytë në histori në një Europian. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të jenë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor. Aty ku do të mësohen edhe rivalët në grup

Euro 2024 do të organizohet në Gjermani gjatë verës së ardhshme, në periudhën 14 qershor-14 korrik. 10 janë stadiumet e përzgjedhura, me tifozët shqiptarë që do të jenë të shumtë dhe ndër më të zjarrtët në tokën gjermane.

Të lidhura

None found

Ndeshjet e Europianit do të zhvillohen në Berlin, Munich, Hamburg, Dusseldorf, Stuttgart, Gelsenkirchen, Dortmund, Cologne, Frankfurt dhe Leipzig.

Stadiumet e Euro 2024

OLYMPIASTADION (Berlin)

Kapaciteti: 74 mijë tifozë
Skuadra: Hertha Berlin

Në stadiumin e kryeqytetit do të organizohet çdo finale e Kupës së Gjermanisë prej vitit 1985. Në Olympiastadion është zhvilluar finalja e Botërorit 2006 mes Italisë dhe Francës.

Ndërkohë që në vitin 2015 u zhvillua finalja e Champions League: Barcelona-Juventus. 6 takime do të luhen në këtë stadium, përfshirë finalja e madhe dhe një nga duelet çerekfinale.

RHEINENERGIESTADION (Cologne)

Kapaciteti: 49 mijë tifozë
Skuadra: Koln

Në vitin 2020 u zhvillua finalja e Europa League mes Sevillas dhe Interit. Ky stadium u rikonstruktua në vitin 2006 për llogari të Kupës së Botës. 5 sfida do të luhen në “RheinEnergieStadion”, mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

SIGNAL IDUNA PARK (Dortmund)

Kapaciteti: 66 mijë tifozë
Skuadra: Borussia Dortmund

Një ndër stadiumet më të veçanta në Gjermani dhe jo vetëm, falë tribunës së famshme “Muri i verdhë”. Në stadiumin e Dortmundit u luajt finalja e UEFA-s në vitin 2001 mes Liverpoolit dhe Alavesit. 6 duele do të zhvillohen në këtë stadium, mes tyre një nga gjysmëfinalet.

MERKU SPIEL-ARENA (Dusseldorf)

Kapaciteti: 51 mijë tifozë
Skuadra: Fortuna Dusseldorf

Stadiumi i kryeqytetit të North Rhine-Westphalia, aty ku DFB (Federata Gjermane e Futbollit) ka vendosur që të luhen 5 ndeshje të Euro 2024. Duke përfshirë edhe një nga çerekfinalet.

DEUTSCHE BANK PARK (Frankfurt)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Eintracht Frankfurt

Në këtë stadium u zhvilluan finalja e UEFA-s për femra në vitin 2002 dhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006 mes Brazilit dhe Francës. 5 takime të Europianit janë programuar, mes tyre edhe një sfidë e raundit të 1/8-ve.

VELTINES ARENA (Gelsenkirchen)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Schalke 04

Këtu u përballen Porto dhe Monaco në finalen e Champions League 2004, por edhe çerekfinalja e Botërorit 2006 midis Anglisë dhe Portugalisë. Në këtë stadium janë programuar 4 përballje të Euro 2024, duke llogaritur edhe një duel të raundit të 1/8-ve.

VOLKSPARKSTADION (Hamburg)

Kapaciteti: 52 mijë tifozë
Skuadra: Hamburg

Stadium ku Atletico Madrid dhe Fulham u ndeshën në finalen e Europa League 2010. Por edhe çerekfinalja e Kupës së Botës 2006: Itali-Ukrainë. 5 ndeshje do të luhen në këtë stadium, mes tyre dhe një çerekfinale.

RED BULL ARENA (Leipzig)

Kapaciteti: 43 mijë tifozë
Skuadra: Leipzig

Priti disa ndeshje të fazës së grupeve në Gjermani 2006 dhe sfidën Argjentinë-Meksikë, raundi i 1/8-ve. DFB e ka përzgjedhur si stadium ku do të luhen 4 takime të Euro 2024. Mes tyre edhe një ndeshje e raundit të 1/8-ve.

ALLIANZ ARENA (Munich)

Kapaciteti: 70 mijë tifozë
Skuadra: Bayern

Bayerni dhe Chelsea u përballen mes tyre në këtë stadium në finalen e Champions League 2012. Por edhe Italia dhe Belgjika në çerekfinalen e Euro 2020. Allianz Arena pret 6 sfida të Euro 2024, duke llogaritur edhe një nga gjysmëfinalet.

MHPARENA (Stuttgart)

Kapaciteti: 54 mijë tifozë
Skuadra: Stuttgart

Në këtë stadium u luajt finalja për vendin e tretë e Kupës së Botës 2006. Mes Gjermanisë vendase dhe Portugalisë. Stadiumi i Stuttgartit do të presë 5 duele të Euro 2024, edhe një nga takimet çerekfinale./albeu.com

Related Posts

None found

të fundit

Analisti amerikan: Paqja në Ukrainë kërkon lëshime territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO

Lufta në Ukrainë mund të marrë fund vetëm përmes një marrëveshjeje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi dhe…

1 minute ago

GLPS: Afërsisht 60% e qytetarëve besojnë se politika ushtron ndikim mbi institucionet e drejtësisë

Rreth 60 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika, sipas raportit të 10-të…

3 minutes ago

A shihet kjo gjë diku në botë?!” Lorenc Jemini kritikon Ilir Dajën: Është i llastuar, ndëshkohet për protestat, por vazhdon sërish

Ilir Daja dhe Lorenc Jemini Ish-arbitri dhe njëkohësisht analisti i njohur, Lorenc Jemini nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të…

8 minutes ago

Suspected money laundering from narcotics: more than €542,000 passed through banks

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj V.M., për shpëlarje të parave”. Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës…

19 minutes ago

CAS rrëzon vendimin e CAF-it, Senegali shpallet sërish kampion i Afrikës

Senegali është rikthyer zyrtarisht si kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka…

20 minutes ago

Spiropali paralajmëroi konferencë për përjashtimin nga PS, Ilir Alimehmeti: Nuk ka nevojë për fjalë, të çojë faktet tek drejtësia

Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, komentoi edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar…

20 minutes ago