sport

FORMULA 1/ Hamilton “shkund” Ferrarin, ndyshon gjithçka për 2026-ën

Luis Hamilton, po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë se sezoni i dytë me Ferrarin është vendimtar për të.

Në moshën 41-vjeçare, piloti nga Stevenage nuk mund t’i lejojë vetes edhe një vit tjetër me rezultate mesatare.

Të lidhura

None found

Në sezonin e tij të parë me fanellën e kuqe, Hamilton nuk arriti të ngjitej asnjëherë në podium. Shoku i skuadrës, Sharl Lëklerk, e mundi bindshëm, ndërsa e vetmja ditë me sukses ishte triumfi garën Sprint të Kinës.

Në prag të një sezoni të veçantë, për shkak të ndryshimeve revolucionare në rregullore, Hamilton ka vendosur të ndahet nga Riçardo Adami, i cili nuk do të jetë më inxhinieri i tij i pistës.

Gjatë testeve të Barcelonës, Hamilton punoi me Brajan Bozin, inxhinierin që zakonisht bashkëpunon me Lëklerkun.

Sipas disa burimeve, Ferrari ka afruar gjithashtu ish-inxhinierin e MekLaren, Cedrik Mishel-Groszho, për ta bërë partnerin teknik të Hamiltonit në vitin 2026.

NDARJA E TRETË Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Sipas The “Independent”, Hamilton është gjithashtu pranë ndarjes nga përgjegjësja e tij për shtypin, Gabriela Kuaku Jeboah, e njohur si Ela. Ndërkohë, një tjetër shkëputje e konfirmuar është ajo me menaxherin Mark Hajns. Të gjithë këta kanë qenë pjesë e rrethit më të ngushtë të pilotit që ka fituar 105 Çmime të Mëdha në karrierë. Bëhet fjalë për një revolucion të plotë, një “reset” të domosdoshëm për t’i rikthyer shkëlqimin në skuderinë më ikonike të Formulës 1. Nga ana tjetër, ish-përfaqësuesi i Hamiltonit ka marrë një rol të ri te Kadillak, sipas “Daily Mail Sport”, çka e bën të pamundur vazhdimin paralel të punës së tij si menaxher i pilotit britanik.

SHPRESA E LUISIT Megjithatë, në këtë transformim të thellë, Hamilton ka vendosur të ruajë ende në ekipin e tij të besuar fizioterapisten Angela Kulum. Të gjitha këto lëvizje synojnë që ai të paraqesë versionin e tij më të mirë në timonin e SF-26. “Në fabrikë është bërë një punë e shkëlqyer për t’u siguruar që makina të jetë vërtet e besueshme. Vitin e kaluar nisëm testet shumë më keq. Tani dukemi në një gjendje më të mirë. Kam shumë shpresë se do të vazhdojmë kështu”, deklaroi Hamilton pas testeve të zhvilluara në Barcelonë.

të fundit

Kepi i Gjelbër u largua nga turneu, por Cabral mund të ketë realizuar golin më spektakolar të këtij Kampionati Botëror

Argjentina u kualifikua në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës pas fitores ndaj Kepit të Gjelbër, sensacionit…

2 hours ago

Argjentina avancon në 1/8 e finales pas një drame me pesë gola, autogoli në vazhdime rrëzon Kepin e Gjelbër

Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës, pasi mposhti Kepin e Gjelbër pas…

2 hours ago

FIFA heq dorë nga ndryshimi i orarit për ndeshjen Angli–Meksikë

Ndeshja e Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës do të zhvillohet sipas orarit të planifikuar fillimisht, pavarësisht paralajmërimeve se…

3 hours ago

Messi shënon, por Argjentina ndalet nga Kepi i Gjelbër dhe sfida shkon në shtesë

Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…

3 hours ago

Ivan Zamorano kërkon Olisen te Real Madridi: Do ta afroja menjëherë

Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…

4 hours ago

Fanellat e zeza, nga përjashtim i rrallë në simbol mode i Kupës së Botës 2026

Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…

5 hours ago