Pjesa më e madhe e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2024 kanë bërë të ditur listën preliminare të futbollistëve të ftuar.
Anglia që nga shumë persona konsiderohet si kombëtarja favorite për të dalur në fund fituese, së fundmi ka bërë të ditur listën prej 33 futbollistësh, e cila do të shkurtohet në vetëm 26 futbollistë më datë 7 qershor.
Një numër i madh i yjeve kanë mbetur jashtë duke përfshirë Marcus Rashford, Jordan Henderson, Dominic Solanke, Reece James, Ben Chilwell, Raheem Sterling dhe Levi Colwill.
Spanja po ashtu bëri të ditur listën preliminare të futbollistëve për Euro 2024 ku emra si Rodri, David Raya dhe Marc Cucurella u ftuan, por nuk pati vend për Pedro Porron, Pau Torres dhe Lucas Vazquez.
Franca që është gjithashtu në mesin e kombëtareve favorite, ka vendosur që të mos e ftojë njërin prej lojtarëve më në formë në Ligën Premier, Michael Olise, pasi Didier Deshcamps vendosi për Bradley Barcola dhe Kingsley Coman.
Më herët gjatë këtij muaji edhe Luciano Spalleti bëri publike listën e Italisë, ku vetëm dhjetë lojtarë nga ekipi që mposhti Anglinë në finale të Euro 2020 ishin pjesë e saj.
Destiny Udogie dhe Manuel Locatelli u lanë jashtë, së bashku me Ciro Immobile, Matteo Politano, Davide Zappacosta dhe Moise Kean.
Formacioni me yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024:
Courtois; White, Hummels, Alaba; Olise, Locatelli, Gavi, Odegaard, Rashford; Haaland, Gyokeres.
Një ditë pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në Korçë, një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Dvoran.…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video të re të bisedës së tij me gazetarët në Air Force One,…
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure…
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to…
Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.1 ballë. Nuk ka raportime…