kosovë

Gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës dy muaj pa rroga, Qeveria Kurti miraton kërkesë për 2.5 kilionë euro kredi

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime, ndër to edhe aprovimin e kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për huamarrje pas situatës së vështirë financiare ku punonjësit kanë mbetur pa paga.

Është “miratuar në parim kërkesa për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik”.

Të lidhura

None found

Më herët, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi ka njoftuar punonjësit e transmetuesit publik për gjendjen e rëndë financiare, ndërkohë që ka bërë të ditur se i ishte drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për një kredi.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar alternativa të shumta, derisa kemi arritur bashkërisht te një modalitet i ligjshëm që mundëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstituimin e Kuvendit”, thuhej në reagimin e Hysen Hundozit.

të fundit

Mbi 40 mijë aplikime për t’u bërë agjent sekret në Argjentinë, brenda 24 orëve

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

4 minutes ago

Durmishi nuk pranon ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa Sllovenia U-21 e kërkon

Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…

4 minutes ago

Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar vokalisht, Rozana Radi i përgjigjet: “Do të ishte film

Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…

4 minutes ago

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

7 minutes ago

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

20 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

20 minutes ago