sport

FORMACIONI/ Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Rolando Maran bën sërish ndryshime

Pas fitores së pastër 0-3 ndaj San Marinos, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë punën për sfidën e radhës në ndaj Finlandës. Kuqezinjtë kanë zhvilluar dje një seancë stërvitore në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës, duke e ndarë programin në bazë të minutave që lojtarët patën në ndeshjen e fundit.

Futbollistët që ishin titullarë apo patën një aktivizim të gjatë ndaj San Marinos iu nënshtruan një pune të orientuar drejt rikuperimit, me qëllim që të shmangnin lodhjen dhe të rikuperonin energjitë pas sfi dës.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës zhvilloi një seancë më të plotë, ku programi përfshiu përgatitje fizike, ushtrime tekniko-taktike, si dhe punë të dedikuar me skema dhe situata të ndryshme që mund të shfaqen gjatë ndeshjes.

Një lajm pozitiv për stafin teknik ishte rikthimi i Klisman Cake në stërvitje. Mbrojtësi është rikuperuar në kohë dhe tashmë është në dispozicion për sfidën e ardhshme të Kombëtares.

Kuqezinjtë do të kenë edhe një seancë të fundit në Itali. Stërvitja është programuar për sot në orën 11:00, sërish në stadiumin “Dino Manuzzi”.

Pas përfundimit të saj, skuadra do të udhëtojë drejt Finlandës, ku do të vijojë përgatitjet në prag të përballjes së radhës. Shqipëria do të përballet me Finlandën të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, në një sfi dë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

FORMACIONI I MUNDSHËM- Skuadra do të zhvillojë edhe dy seanca stërvitore para ndeshjes dhe natyrisht është shumë herët për të folur për formacionin, por e sigurt është që disa titullarë të San Marinos, do të jenë në stol në ndeshjen e radhës. Me shumë gjasa, trajneri Rolando Maran, do t’i rikthehet edhe njëherë formacionit që mori pikët e para në Ligën e Kombeve dhe gjithçka mund të nisë që nga porta.

I vetmi lojtar që ka konfirmuar formën e tij dhe që mund të luajë titullar edhe në ndeshjen e Helsinkit e cila mund të jetë më e rëndësishmja për kuqezinjtë.

Megjithatë, Maran do të vendosë në fund nëse do të jetë Sherri apo Berisha. Sa i përket mbrojtjes, Hysaj do të rikthehet titullar në vend të Sinës ndërkohë që në qendër të mbrojtjes konfirmohet edhe një herë dyshja me Gjimshitin dhe Ismajlin.

Në të majtë, megjithëse luajti titullar me San Marinon, Mitaj mund të ulet në stol dhe vendin e tij pritet që ta zërë sërish Pilo.

 

 

Në mesfushë pritet të rikthehet Ramadani titullar së bashku me Asllanin e konfirmuar, teksa në repartin më të avancuar, do të ketë ndryshime.

Në të majtë, do të jetë sërish Arbër Hoxha ndërkohë që nga e djathta, Seferi mund të ulet në stol për t’i lënë vendin Myrto Uzunit, i cili ndaj San Marinos bëri një paraqitje relativisht të mirë. Sulmues në këtë takim, do të jetë sërish Rei Manaj, i cili do të ndihmohet pas tij nga Ernest Muçi i cili tashmë konfirmohet si titullar te kuqezinjtë.

të fundit

Edu Aguirre tregon çfarë e shtyu Cristiano Ronaldon të largohej nga Portugalia

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë, ndërsa gazetari Edu Aguirre, i cili njihet si mik i afërt i…

4 minutes ago

Arsenali shqyrton transferimin e bujshëm të Florian Wirtzit nga Liverpooli

Arsenali po monitoron nga afër situatën e Florian Wirtzit, i cili raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpooli…

4 minutes ago

SDSM calls for Ivan Stoilkoviq’s dismissal, accuses him of involvement in Vuçiq’s campaign

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi…

13 minutes ago

Senate of the University of Pristina approves declaration on the war for Kosovo’s liberation

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur dje miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të…

14 minutes ago

Von der Leyen visits Kosovo, meetings with Haxhiu and Kurti on the agenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin…

14 minutes ago

Von der Leyen in Tirana: Albania must implement reforms and strengthen dialogue with society

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të përqendrohet te zbatimi i reformave,…

15 minutes ago