Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Nations League mbrëmjen e 16 nëntorit, ku do të presë në “Air Albania” skuadrën çeke, kryesuesen e grupit tonë me një pikë më tepër se kuqezinjtë.
Ekipi shqiptar, i drejtuar nga Sylvinho mbrëmë ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa trajneri brazilian duket se e ka idenë e qartë se cilin formacion do të hedhë në fushë. Rreshtimi pritet të jetë i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon.
None found
Në portë do të jetë Strakosha, teksa në mbrojtje do të rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të jenë Asllani dhe Ramadani, ndërsa Bajrami do të luajë pak më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Seferi, ndërsa maja e sulmit me shumë gjasë pritet të jetë Indrit Tuci, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshejt e muajit tetor ku edhe debutoi. Gjithsesi Sylvinho në stërvitje ka provuar në këtë pozicion edhe Ernest Muçin që po kalon një formë shumë të mirë me Besiktasin në këto momente.
Dielemat e pakta të Sylvinhos pritet të zyrtarizohen vetëm pas analizës së mesdites së sotme që ai do të zhvillojë me stafin dhe lojtarët. Një gjë është e sigurtë, Shqipëria do të kërkojë fitoren dhe i duhet me doemos për të mbajtur ende shpresat gjallë për objektivin kuqezi, që është vendi i parë në grup.
Deri në orën 07:30, u regjistruan gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e Maqedonisë, njoftoi Qendra për…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për kërcënim ndaj ministres, Donika Gërvalla. 32 vjeçari, përmes një postim…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pretendon se varësia e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) nga buxheti i shtetit…
Deri në orën 07:30, u regjistruan gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura në territorin e Maqedonisë, njoftoi Qendra për…
“Ta fal? E kam falur tashmë”. Këto janë fjalët e para që Isabella Marsilio, mësuese në shkollën e mesme “Giovanni…
Rolando MaranTrajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadërKombëtarja shqiptare…