Categories: sport

Angli-Argjentinë, zyrtarizohen rreshtimet për duelin që vendos finalisten

Janë bërë publike formacionet startuese të supersfidës mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila përcakton një prej skuadrave që do të shkojë në finalen e Kupës së Botës 2026.

Anglia e drejtuar nga Tomas Tuchel paraqitet me zgjedhjet më të mira në dispozicion. Harry Kane mban shiritin e kapitenit dhe do të prijë repartin ofensiv, ndërsa në qendër të fushës Rice dhe Anderson do të përballen me mesfushorët argjentinas.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, Argjentina, kampione në fuqi e botës, synon të vazhdojë rrugën për mbrojtjen e trofeut. Lionel Messi mbetet figura kryesore e skuadrës në një prej përballjeve më të rëndësishme të këtij turneu.

Lionel Scaloi i ka besuar një skuadre me shumë përvojë. Përkrah Messit në sulm do të jetë Julián Álvarez, ndërsa në mesfushë vendosen Enzo Fernández, Alexis Mac Allister dhe Leandro Paredes.

Dueli Angli-Argjentinë rikthen një nga rivalitetet më të mëdha të historisë së futbollit, me emocionet, historinë dhe një vend mes katër ekipeve më të mira të botës në lojë.

Anglia: Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Anderson, Rice; Rogers, Bellingham, Gordon; Harry Kane.

Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Lisandro Martínez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo; Messi, Julián Álvarez.

të fundit

Goditje e fuqishme ndaj krimit të organizuar në Kosovë: tre të arrestuar dhe mbi një milion euro pasuri e sekuestruar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit…

2 minutes ago

Temu commits to changing trade practices in Europe, EU against fake discounts and misleading offers

Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për…

8 minutes ago

Accused of money laundering from narcotics trafficking, SPAK sends 10 people to trial (names)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim…

8 minutes ago

Inaugurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc – i biri: Drejtësia do të triumfojë

Në hyrje të vendlindjes së ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar të enjten…

9 minutes ago

Well-known presenter dies in accident, only hours after celebrating 31st birthday

Një aksident tragjik i ka marrë jetën prezantueses së njohur televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleyman, vetëm pak orë pasi kishte…

10 minutes ago

Serbia sets December 27, 2026 as the date for presidential elections

Serbia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor 2026. [...] Read More... The post Serbia cakton 27 dhjetorin 2026…

10 minutes ago