Java e 15-të e kampionatit Abissnet Superiore është e gjitha nën shenjën e derbit të kryeqytetit. Në “Arena Kombëtare” luhet Tirana-Partizani, me Maganin që kërkon të kthejë fatet e sezonit dhe Veselinovic që mendon të shkëputet në krye të renditjes.
Tirana i ka bërë një nisje të dobët kampionatit me vetëm 15 pikë nga 14 ndeshje dhe një seri rezultatesh të papërshtatshme. Pritet të jetë një mundësi për Tiranën që të reagojë dhe të dalë nga kriza e formës.
None found
Gugash Magani i ka idetë e qarta dhe ka fiksuar 11 titullarët që do të jenë të gatshëm. Në portë Gentian Selmani, Dembele dhe Kola dy qendrat e mbrojtjes, ndërsa Aran Isuf dhe Përgjoni do të mbulojnë krahët. Në mesfushë rikthehet Ermal Meta i cili ka kaluar problemet fizike, dhe do ndajë repartin me Soler dhe Jonuzin. Gjumsi dhe Haxhiu nga krahët do të mbështesin sulmuesin e vetëm Zharmuni.
Në krahun tjetër, ky derbi do të jetë kyç për Partizanin që synon të blindojë vendin e parë dhe Veselinovic pritet të prezantohet me rreshtimin 4-3-3. Pano Qirko nuk lëviz në portë, në prapavijë, Sembene dhe Preka, me Bytycin dhe Buxhelajn të cilët do të luajnë nga krahët, Ismaili, Kote dhe Rrapaj në mesfushë, ndërsa më të avancuar Zeka,Keko dhe në majë të sulmit Christian Mba.
Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet deri në muajin shkurt në të gjithë territorin e vendit, fillimisht në Strumicë, më…
Fisnik Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në një moment shumë të mirë të formës - me shpresën që…
Situata politike në Shqipëri është diskutuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, ku kreu…
Një fushatë bamirësie e hapur në Angli për të ndihmuar 17-vjeçarin Erind Goçlari dhe familjen e tij ka mbledhur mbi…
Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100…