Synimet e Partizanit dhe Tiranës në kampionat nuk do të ndryshojnë, pavarësisht rezultatit në përballjen e së shtunës. Por vlerat e derbit shkojnë përtej pikëve dhe mund të ndikojnë për të ardhmen e skuadrave.
Cilido që të jetë rezultati, derbi i Tiranës nuk do të ketë ndikim në luftën për titullin kampion. Është vetëm java e gjashtë e kampionatit dhe Partizani me tetë pikë dhe Tirana me pesë do t’i kenë të gjitha mundësitë të synojnë për lart pavarësisht rezultatit të së shtunës. Aq më tepër që formula e kampionatit të jep mundësinë e titullit edhe duke dalë në vendin e katërt në fund të sezonit të rregullit. Përfitimet e një derbi kaq herët në kampionat shkojnë përtej tri pikëve të mundshme.
None found
Është ndeshja që ndjehet më tepër për secilën prej skuadrave, nga lojtarët dhe tifozët, që një fitore kundër rivalit qytetas e kanë emocion e krenari. Pa dyshim që fitorja në derbin e së shtunës vlen për secilën, pikët e marra apo të lëna mund të rezultojnë përcaktuese kur bëhen llogaritë në fund, por suksesi do të vlente më shumë për moralin e sidomos qetësinë.
Për lojtarët, por në radhë të parë për trajnerët. Partizani dhe Tirana janë dy pankina të nxehta dhe rezultati në derbi mund të përcaktojë të ardhmen.
Fitorja do të siguronte qetësinë aq të nevojshme për të vazhduar, ndërkohë që edhe nga ana teknike mund të ndihmojë secilin prej trajnerëve në kolaudimin e formacionit, duke parë që asnjëra prej skuadrave nuk ka shkëlqyer në pesë javët e para në Abissnet Superiore.
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…
FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...
Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…