Categories: sport

Foda analizon fitoren ndaj Irlandës dhe paralajmëron përballjen e ndryshme me Austrinë

Kosova e ka nisur me sukses edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi mposhti 1-0 Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përzgjedhësi Franco Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit, veçanërisht me organizimin në fazën mbrojtëse.

Të lidhura

None found

Vedat Muriqi shënoi golin vendimtar në pjesën e dytë, duke u siguruar “Dardanëve” tri pikët e para. Pas ndeshjes, Foda vlerësoi qetësinë e lojtarëve, punën e mesfushës, si dhe paraqitjet e Edon Zhegrovës dhe Baton Zabërgjës.

“Reparti defensiv më pëlqeu shumë sot. Irlanda nuk arriti të krijonte asnjë rast. Pas pjesës së parë u thashë lojtarëve të ruanin qetësinë, sepse goli do të vinte. Në përgjithësi jam i kënaqur edhe me krahët. Zhegrovën e vlerësoj, pasi luajti 70 minuta pas një periudhe të gjatë pa aktivizim. I kënaqur jam edhe me Batonin. Leoni dhe Veldini patën detyra të ndryshme në mesfushë: Leoni në rol defensiv, ndërsa Veldini në atë ofensiv. Ata nuk lejuan hapësira dhe ky ishte plani ynë”, deklaroi Foda.

Pas triumfit në Prishtinë, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të dielën në Vjenë, përballë Austrisë. Foda pret një përballje me ritëm dhe kërkesa të tjera taktike, ndryshe nga sfida ndaj Irlandës.

“Me Austrinë do të jetë një ndeshje tjetër. Irlanda kishte një lojë më të ngadaltë, ndërsa Austria luan më shpejt. Kundër irlandezëve detyra jonë ishte të ndalonim topat e gjatë”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës.

Foda ka njohuri të drejtpërdrejta për futbollin austriak, pasi më parë ka qenë trajner i Austrisë dhe e ka drejtuar këtë përfaqësuese edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2020. Megjithatë, ai thekson se skuadra ka pësuar ndryshime dhe se përgatitjet duhet të jenë të veçanta.

“Kam qenë trajner i Austrisë, por ekipi tani ka ndryshuar. Gjatë këtyre ditëve do ta analizojmë kundërshtarin dhe do të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen. Besoj se edhe në Vjenë do ta kemi mbështetjen e shqiptarëve, të cilët janë të shumtë”, tha Foda.

Pas nisjes së mbarë me fitoren ndaj Irlandës në Prishtinë, Kosova synon ta vijojë serinë e rezultateve pozitive edhe në sfidën e ardhshme.

të fundit

Komisioni për Legjislacion kërkon llogari institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Deputetët e Komisionit për Legjislacion kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila,…

4 minutes ago

Haxhiu sqaron si duhet trajtuar rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot se rikthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvend…

4 minutes ago

Elisa Spiropali: Zhvillimet në Serbi krijojnë një mundësi të re për Ballkanin, popujt mund të rrëzojnë pushtetet që duken të përjetshme

Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…

16 minutes ago

Përzgjedhja e javës së 8-të në Superiore: lojtarët më të spikatur dhe trajneri i javës

Formacioni i javës, Abissnet Superiore“Abissnet Superiore” mbylli javën e 8-të me ndeshjen e së dielës, ku Dinamo mposhti Egnatian 2-1…

17 minutes ago

Porsche riorienton biznesin: synon më pak prodhim dhe fitime më të larta

Porsche po synon ta ulë pikën e barazimit financiar në më pak se 200 mijë automjete në vit, duke u…

23 minutes ago

Lassa sjell modelet e reja të gomave dimërore për sezonin 2026–2027

Me afrimin e dimrit, Lassa Kosova prezanton gamën e gomave për vetura, SUV dhe automjete të lehta komerciale, me modele…

23 minutes ago