Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” rezervon derbin e parë të kryeqytetit të këtij edicioni, me Partizanin dhe Tiranën përballë. Data e zhvillimit ende nuk është përcaktuar, por rëndësia e veçantë e kësaj ndeshjeje është e padiskutueshme sa herë që dy skuadrat zbresin në fushë.
None found
Këtë sezon, ndryshe nga ai i shkuar, të dyja ekipet drejtohen nga trajnerë të huaj: Florin Bratu në krye të të kuqve dhe Dean Klafuriç te bardheblutë. Deri tani, rrugëtimi i tyre nuk ka qenë bindës, siç pasqyrohet edhe në tabelën e kampionatit pas pesë javësh.
Tirana renditet e gjashta, me pesë pikë, ndërsa Partizani është një pikë më poshtë dhe zë vendin e shtatë. Megjithëse bardheblutë qëndrojnë përpara rivalëve në klasifikim, paraqitjet e të dyja skuadrave kanë pasur luhatje dhe nuk kanë dhënë shenja të një rendimenti premtues.
Përballja do të tregojë se çfarë zgjidhjesh do të zgjedhin Bratu dhe Klafuriç për t’i dhënë drejtim tjetër ecurisë së rezultateve. Në derbi, gjithçka vihet në provë dhe pretendimet për favoritë shpesh humbasin peshën.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…