Florian Marku during todays Media Day 22 September 2021 Picture By Ian Walton Matchroom Boxing
Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.
Boksieri shqiptarë, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer gjithçka për karrierën dhe të ardhmen e tij.
None found
Shqiptari deri tani është i pamposhtur, pasi ka arritur të fitojë 11 duele ndërsa vetëm një herë është ndalur në barazim, duke shkruar historinë e boksit shqiptarë. Për duelin e “Air Albania”, Marku është shprehur se kushdo që të jetë kundërshtari i tij, ai do të fitoj, pasi kërkon titullin botëror.
Marku synon të ngjitë shkallët e këtij Divizioni, ndërkohë që në duelin e fundit ai mposhti me “KO teknik” britanikun Chris Jenkins në vetëm katër raunde, për të mbrojtur titullin e kategorisë IBF International.
“Nuk më intereson se kë boksier do të me sjellin përballë. Ne luftojmë çdo ditë, stërvitemi çdo ditë, për ne është si të pimë një kafe. Unë mund të dueloj ndaj kujdo që do të më sjellin në ring. Sigurisht që ka emra të mirë në kategorinë e peshës “welter”. Gjithsesi, këdo që të më sjellin, unë do të luftoj ndaj tij” ka theksuar fillimisht boksieri shqiptar.
Një objektiv tërheqës për të do të ishte Chris Kongo, një luftëtar i fortë, i cili në fillim të këtij muaji mundi Sebastian Formella, pretendenti gjerman që ka luftuar me Conor Benn dhe Shawn Porter më parë.
“Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boskierë njëherazi. Nuk më intereson. Nuk më intereson vërtet. Unë dua të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të jem kampion bote.
Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Luftime të shkëlqyera, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Sigurisht që do të doja të luftoja me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Jam i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam i ri në këtë sport, ju e dini. Kam qenë një kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe. Gjithsesi, jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve.
Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26,000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”, ka përfunduar “shqiponja” kuqezi./ h.ll/albeu.com
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, arrestimi i Ergys Agasit ka qenë i negociuar. Në konferencë me gazetarët, kreu…
Kreu i PD Sali Berisha tha se Ergys Agasi ka disponuar informacione të pakufishme. Sipas Berishës ka qenë një rrezik…
Udhëtimi i papritur i drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë mendohet se mund të ketë pasur për qëllim paralajmërimin…
Klinika e Sëmundjeve Infektive ka regjistruar vdekjen e gjashtë të një pacienti të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor. Drejtori…
Dy deputetë aktualë kanë deklaruar pasuri me vlerë mbi një milion euro, ndërsa disa të tjerë po i afrohen kësaj…
NPK "Sharri" Tetovë informon se banorët e fshatrave Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Vogël (prej varezave të…