Në episodin më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte futbollisti i njohur kosovar Florent Hasani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Futbollisti tregoi se pas një periudhe prej dy vitesh e gjysmë me suksese te Trepça ’89, e kishte ndier se kishte ardhur koha për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij.
None found
“Prapë kemi qenë kandidat për titull, por dimrit pas dy viteve e gjysmë, vjen momenti me e bë hapin e radhës”, tha ai.
Sipas Hasanit, kalimi në një klub jashtë Kosovës doli të ishte më i komplikuar nga sa e kishte menduar, pasi futbolli kosovar në atë periudhë nuk kishte dukshmërinë e duhur në platformat ndërkombëtare të skautimit.
“Pse po them ka qenë e vështirë se gjatë bisedave kur i kemi pasur me 2-3 klube ata më thonin nuk po i gjejmë ndeshjet e Kosovës askund sepse janë disa platforma ku ti hyn e sheh lojtarin, e analizon ekipin, kurse këto ndeshjet e Kosovës nuk kanë qenë atë kohë”, rrëfeu Hasani.
Ai theksoi se rrugën drejt interesimit nga ekipet e huaja ia hapi më së shumti Kombëtarja U21 e Kosovës, sidomos përmes ndeshjeve ndaj përfaqësueseve të mëdha të Evropës.
“Edhe më së shumti m’i kanë hapur rrugët Kombëtarja U21, ato ndeshjet me Norvegjinë, me Gjermaninë, rezultate historike”, u shpreh ai.
Hasani bëri të ditur gjithashtu se momenti që e vulosi përfundimisht transferimin e tij në Hungari ishte vlerësimi individual si lojtari më i mirë në Kosovë.
“Edhe fakti i dytë që e ka vulosur transferimin në Hungari ka qenë ajo gala mbrëmja e Federatës ku shpallem lojtari më i mirë në Kosovë”, përfundoi Hasani.
Episodin e plotë me Florent Hasanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…