Për Hansi Flick ndeshja mes Atlético de Madrid dhe Barcelonës është prej atyre që nuk mund të parashikohen pasi të dy ekipet kanë shumë yje në gjirin e tyre.
Trajneri gjerman i Barcelonës mbylli pak minuta më parë konferencën për shtyp në vigjilje të çerekfinales së parë, e cila do të luhet nesër në “Metropolitano”. “Këto ndeshje nuk parashikohen.
None found
Kemi të bëjmë me një ekip me shumë cilësi. Rivalët tanë vendosën që të pushonin disa lojtarë në ndeshjen që luajtëm në fundjavë dhe përsëri në fushë u prezantuan me një ekip me shumë vlera”, analizoi Flick.
Fakti që Barça e tij do të ndeshet tre herë brenda shtatë ditësh me formacionin e “Cholo” Simeone-s, i bën këto përballje edhe më të vëeshtira për Flick. “Shpresoj të mos ndikojë fakti që do të luajmë shpesh. Kur futesh në fushë me mendjen për të menaxhuar kohën, nuk e di kurrë se si do të të ndikojë në fund. Nuk na mbeten shumë alternativa duam që të fitojmë ashtu siç bëmë edhe në La Liga edhe pse Liga e Kampioneve është një kompeticion ndryshe”, tha Flick.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave…
Një ditë pas transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e sigurisë së lartë në Fier, në…
Pas triumfit historik në ceremoninë e Topit të Artë 2026, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, nxiti diskutime të shumta…
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Dimal Bashën, lidhur me projektet e papërfunduara.…
Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka miratuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep…
Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), do të largohet nga detyra më 7 shkurt 2027, rreth nëntë muaj…