Categories: sport

Flamur Neziri rrëfen realizimin e ëndrrës për të luajtur me Prishtinën

Në podcastin “Arena e Yjeve” ishte i ftuar ish-portieri kosovar Flamur Neziri, i cili foli për hapat e parë në futboll, eksperiencat e tij te disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe angazhimin e mëvonshëm si trajner i portierëve. Episodi është realizuar me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Të lidhura

None found

Gjatë rrëfimit, Neziri tregoi se si pasioni i hershëm për Prishtinën u shndërrua në realitet dhe ai arriti ta vishte fanellën e klubit.

Ai kujtoi se, kur ishte fëmijë në 2 Korrik, shkonte së bashku me të tjerë për të ndjekur ndeshjet e Prishtinës dhe për ta mbështetur skuadrën nga tribunat, si pjesë e Plisave.

Ndër kujtimet që i kanë mbetur më shumë në mendje është një përballje mes Besës së Pejës dhe Prishtinës, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve të ndodhura në stadium.

Neziri tha se në atë takim kishte një prani të madhe të Plisave në stadiumin e Besës së Pejës dhe se dëshira e tij për të luajtur për Prishtinën ishte forcuar që në fëmijëri.

“Gjithmonë kam punuar dhe jam stërvitur fort me synimin që të më vërente Prishtina. Këtë ëndërr e kam ruajtur deri te Hysi, ndërsa më pas duelet më të forta i kemi zhvilluar pikërisht kundër Prishtinës”, rrëfeu ai.

Portieri tregoi se paraqitjet e mira në përballjet me klubin kryeqytetas i hapën rrugën drejt realizimit të synimit të tij.

“Për fat, në ato ndeshje kam kaluar gjithmonë shumë mirë dhe kam pasur paraqitje pozitive. Klubi më mbajti në vëmendje edhe pas përfundimit të kontratës dhe kur Prishtina më bëri ofertën, nuk u mendova dy herë”, deklaroi Neziri.

Episodi i plotë me Flamur Nezirin mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.

të fundit

Sikur po shihje një film horror”, gazetarja kujton intervistën me Christa Pike 20 vite më parë: Ende nuk heq dorë së menduari për të

Gazetarja britanike, Helen Roberts, rrëfen takimin me të dënuarën amerikane, e cila këtë javë mbijetoi pas dy dozave vdekjeprurëse. [...]Read…

14 minutes ago

Para ndeshjes me Kosovën, Wimmer vlerëson Asllanin, Avdullahun dhe Hajdarin

Sulmuesi anësor i Austrisë, Patrick Wimmer, ka folur para përballjes me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës…

15 minutes ago

Të shtëna në fshatin Zbarqe të Ndroqit, policia shoqëron 4 shtetas

Tiranë/Informacion paraprak Në Sallën Operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zbarqe, Ndroq, ishin dëgjuar të…

17 minutes ago

Spanja mposht Çekinë 3-1 dhe vijon me fitore në Ligën e Kombeve

Spanja ka shënuar fitore 3-1 ndaj Çekisë në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, në një ndeshje…

21 minutes ago

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj ka komentuar rikthimin e tij në Portokalli. [...]Read More...

29 minutes ago

Përplasje në Milano/ Autobusi i linjës 79 godet një makinë, shtatë të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milano, ku një autobus i transportit publik ATM, i linjës 79,…

33 minutes ago