Categories: sport

Flamujt e Anglisë mund t’u merren tifozëve në Dallas gjatë ndeshjes së parë të Botërorit 2026

Mbështetësit e Anglisë që do të jenë në stadium për përballjen hapëse të kombëtares së tyre kundër Kroacisë në Kupën e Botës 2026 janë paralajmëruar për rregulla të pazakonshme në Dallas, pasi disa nga flamujt tradicionalë anglezë mund të konfiskohen nga personeli i sigurisë.

Edhe pse qindra tifozë janë parë të mbështjellë me flamujt e Shën Gjergjit në zonat përreth impiantit, brenda stadiumit zbatohen kufizime të forta për përdorimin e tyre.

Të lidhura

None found

England Supporters Club është njoftuar nga përgjegjësit e stadiumit se një zakon i përhapur në arenat evropiane, vendosja e flamujve mbi tabelat LED që rrethojnë fushën, nuk do të lejohet në Dallas.

Në hapësirat pas portave do të pranohen vetëm disa pankarta zyrtare që kanë marrë miratim paraprak. Për tifozët që sjellin flamuj personalë, ekziston rreziku që ata t’u merren nëse tentojnë t’i shfaqin në vende që bien ndesh me rregullat e stadiumit.

Sipas organizatorëve, këto masa janë marrë për arsye sigurie dhe për të mos penguar sipërfaqet reklamuese.

Stadiumi në Dallas është kritikuar edhe më parë për mënyrën se si i zbaton rregullat ndaj tifozëve.

Në një takim të zhvilluar më herët, tifozëve të Holandës dhe Japonisë u janë konfiskuar flamujt nga stafi i sigurisë, ndonëse të njëjtët flamuj ishin lejuar pa vështirësi në stadiume të tjera të Shteteve të Bashkuara.

Ronan Evain, drejtor ekzekutiv i “Football Supporters Europe”, ka kritikuar mungesën e qartësisë në zbatimin e këtyre rregullave, duke nënvizuar se politikat duken të ndryshme nga një stadium në tjetrin.

Sipas tij, në disa arena tifozët mund t’i shfaqin flamujt pa pengesa, ndërsa në të tjera përballen me kufizime të papritura, çka sjell konfuzion për mbështetësit që udhëtojnë për të ndjekur turneun.

Sa u takon rregullave të FIFA-s, udhëzuesi zyrtar për Kupën e Botës përcakton se flamujt e vegjël, banderolat dhe pankartat e prodhuara me materiale rezistente ndaj zjarrit lejohen brenda stadiumeve. Për flamujt ose pankartat me përmasa më të mëdha kërkohet miratim paraprak me shkrim.

Nga ana tjetër, FIFA vijon të ndalojë çdo simbol ose mesazh me përmbajtje politike.

Së fundmi, organizata fitoi një proces gjyqësor në Los Anxhelos, i cili ua ndalon tifozëve iranianë përdorimin e flamurit para-revolucionar të Iranit në stadiume, pasi ai konsiderohet simbol politik.

Kjo situatë ka hapur pikëpyetje për mënyrën se si do të zbatohen rregullat në Botërorin 2026, sidomos për tifozët që synojnë ta shprehin mbështetjen e tyre përmes flamujve kombëtarë.

të fundit

Transparency Board cuts fuel prices again

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

4 minutes ago

Rama criticizes inspectors and police: No more fines on scraps of paper; national register for administrative penalties, body cameras active!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

4 minutes ago

The unified “e-Gjoba” system is launched / Dashnor Sula: Every fine will be traceable through to enforcement, and citizens must know why they were fined

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

4 minutes ago

Nurije Syla, Arlinda Zekaj’s former mother-in-law, arrested on suspicion of inciting murder

Rreth një muaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në pranga të policisë ka rënë edhe ish-vjehrra e saj, Nurije Syla.…

5 minutes ago

New draft for the Specialist Chambers nearing completion

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

5 minutes ago

Kërçeli seeks clarification on investments in KEDS assets: Who is funding the millions?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

5 minutes ago