Categories: sport

FIFA zbulon flamujt e ndaluar për Francë-Spanjën, rregulla të rrepta sigurie në gjysmëfinale

FIFA ka vendosur kontrolle të ashpra sigurie për gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Spanjës, duke nxjerrë një listë të qartë me flamuj dhe simbole që nuk do të pranohen brenda stadiumit.

Të lidhura

None found

Si zakonisht në eventet madhore sportive, organizatorët kanë vendosur të bllokojnë çdo simbol që mbart mesazhe politike ose lidhet me ideologji radikale, duke synuar ta mbajnë futbollin të pastër nga ndikimet politike.

Për këtë takim, tifozëve spanjollë u ndalohet të sjellin flamurin e epokës së Frankos me shqiponjë, atë karlist, flamurin e Zemrës së Shenjtë, si dhe “Estelada”-n, simbolin që përdoret nga lëvizja për pavarësinë e Katalonjës. Gjithashtu, në listë përfshihen dhe simbole të tjera të lidhura me grupet ekstremiste të djathta apo me idetë fashiste.

Nga ana tjetër, tifozët mund të përdorin lirisht flamujt kombëtarë të Spanjës dhe Francës, ata me stemat e federatave përkatëse, si dhe flamujt që përmbajnë logot e kampionateve të futbollit.

Personeli i sigurisë në pikat hyrëse të stadiumit konfirmoi për MARCA se masat do të jenë jashtëzakonisht strikte.

“Nuk na janë dhënë udhëzime shtesë. Thjesht na është kërkuar të inspektojmë me kujdes gjithçka dhe të mos lejojmë asnjë nga këta flamuj të kalojë. Ky është i vetmi urdhër që kemi marrë”, u shprehën punonjësit e ngarkuar me kontrollin e spektatorëve.

Qëllimi i FIFA-s është të ruajë një ambient thjesht sportiv në stadium, duke evituar çdo lloj provokimi apo deklarate politike gjatë një prej sfidave më vendimtare të Botërorit 2026.

të fundit

Strakosha nis nga minuta e parë kundër Comos

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve. Strakosha…

1 minute ago

Como shqyrton transferimin e sulmuesit të Manchester United në janar

Como është shfaqur si një ekip potencial për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, përpara afatit kalimtar të janarit. Skuadra…

1 minute ago

Veliaj kërkon të mos operohet në Fier, GJKKO: Vendimi i takon Drejtorisë së Burgjeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur…

7 minutes ago

Transparency Board cuts fuel prices again

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

12 minutes ago

Rama criticizes inspectors and police: No more fines on scraps of paper; national register for administrative penalties, body cameras active!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

12 minutes ago

The unified “e-Gjoba” system is launched / Dashnor Sula: Every fine will be traceable through to enforcement, and citizens must know why they were fined

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

12 minutes ago