Categories: sport

FK Kukësi krijon skuadrën B, projekti i ri synon zhvillimin e talenteve

FK Kukësi ka njoftuar krijimin e ekipit të dytë të klubit, FK Kukësi B, i cili do ta nisë aktivitetin në Kategorinë e Tretë. Lajmi është bërë publik nga verilindorët përmes faqes së tyre zyrtare.

Sipas klubit, kjo skuadër do të shërbejë si lidhje mes Akademisë dhe ekipit të parë. Lojtarët e rinj dhe talentet pjesë e klubit do të kenë mundësinë të fitojnë minutat e nevojshme, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përballen me një nivel konkurrues.

Të lidhura

None found

FK Kukësi e cilëson krijimin e ekipit B si një hap të rëndësishëm në projektin për rikthimin e klubit aty ku i takon.

Përmes këtij projekti synohet promovimi, përparimi dhe integrimi i futbollistëve të rinj, duke i përgatitur ata për të ardhmen e fanellës së Kukësit.

Klubi thekson se Kukësi B përfaqëson një investim për të ardhmen dhe një hap tjetër drejt ndërtimit të një ekipi të fortë, të qëndrueshëm dhe me identitet.

të fundit

Parashikimi i motit për të dielën: shi dhe temperatura të ulëta në disa zona

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…

4 minutes ago

Rama uron shqiptarët për 22 Nëntorin: “Në ditën e më të bukurave gërma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…

5 minutes ago

Avokati Gashi i bashkohet kritikës së Hasanit ndaj prokurorit Igrishta

Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte…

9 minutes ago

Real Madrid mposht me vështirësi Celta Vigon, Mourinho zbulon gjendjen e lojtarëve

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Celtës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër…

11 minutes ago

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve

Sot 22 nëntor është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të…

12 minutes ago

Qëndrimi i deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë dhe pritshmëritë nga shumica e re parlamentare

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por pa…

20 minutes ago