Categories: sport

Fjalimi i Lee në spanjisht pas derbit bëhet viral, ja lidhja e tij me vendin

Pas derbit të fundjavës kundër Real Madridit, deklarata e Kang-in Lee për një televizion spanjoll tërhoqi vëmendjen e publikut. Futbollisti i Koresë së Jugut foli në spanjisht dhe mënyra e tij e rrjedhshme e komunikimit emocionoi shumë njerëz në Gadishullin Iberik.

Videoja e intervistës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa fansat u habitën nga spanjishtja e përsosur e anësorit. Së shpejti u bë e ditur edhe arsyeja pse Lee e zotëron kaq mirë këtë gjuhë.

Të lidhura

None found

Futbollisti kishte jetuar në Spanjë gjatë fëmijërisë, pasi ishte zhvendosur atje kur ishte vetëm 10 vjeç. Në vitin 2011, talenti i ri u bë pjesë e akademisë së Valencias.

Lee qëndroi për dhjetë vjet te Valencia dhe arriti të ngjitej deri në ekipin e parë të klubit nga Mestalla. Pas kësaj, ai luajti për Mallorcën, përpara se të transferohej te Paris Saint Germain në vitin 2023, për shumën 22 milionë euro.

Këtë verë, Atletico Madrid e afroi lojtarin nga klubi francez, duke paguar 35 milionë euro për transferimin e tij.

Lee iu bashkua Atletico Madridit nga Paris Saint Germain dhe deri tani ka bërë një nisje pozitive të sezonit. Në shtatë paraqitje në La Liga, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim.

të fundit

VIDEO/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë…

3 minutes ago

Dirk Kuyt merr përkohësisht drejtimin e Fenerbahçes

Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do…

17 minutes ago

Barcelona sheh te shitja e tre lojtarëve rrugën për transferimin e Harry Kane

Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e…

18 minutes ago

Vila e Ballukut në Palasë, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me…

20 minutes ago

Dhuna sistematike ndaj qytetarëve/ Fatmir Mediu: Dorëheqja e qeverisë, rruga drejt zgjidhjes politike!

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu,…

23 minutes ago

Katari i dërgon Iranit një plan të ri për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin; përgjigjja pritet brenda javës

Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…

30 minutes ago