Categories: sport

Atletico Madrid konfirmon afrimin e talentit korean nga PSG

Kang-in Lee është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Mesfushori korean mbërrin nga Paris Saint-Germain dhe përfaqëson goditjen e tretë të rëndësishme të klubit madrilen në këtë merkato vere, duke u bërë pjesë e një objektivi të ndjekur prej kohësh nga Rojiblancos.

Gjatë kësaj dritareje kalimtare, Diego Simeone ka synuar të përforcojë skuadrën për t’iu kundërvënë Barcelonës dhe Real Madridit në luftën për kreun e La Ligës.

Të lidhura

None found

Pas ardhjes së Alejandro Grimaldos nga Bayer Leverkusen për 22 milionë euro dhe Marten Hjulmand nga Sporting Lisbona kundrejt 40 milionë eurove, Los Colchoneros kanë finalizuar edhe lëvizjen e tretë verore.

Konkretisht, bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv Lee Kang-in, i cili i është bashkuar Atleticos nga parisienët për një shumë që raportohet të jetë 40 milionë euro.

Lajmin për përforcimin nga Koreja e Jugut e kanë bërë të ditur kanalet zyrtare të klubit spanjoll, duke specifikuar se lojtari 25-vjeçar ka firmosur një marrëveshje me afat pesëvjeçar.

“Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë gjetur akordin për kalimin e Kang In Lee, i cili ka lidhur kontratë me ekipin tonë deri më 30 qershor 2031”, shkruhet në komunikatën e publikuar.

Vlen të theksohet se Kang-in Lee e njeh shumë mirë futbollin spanjoll, pasi ka veshur më parë fanellat e Valencias dhe Mallorcas, përpara se të transferohej te PSG.

të fundit

Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…

4 minutes ago

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…

4 minutes ago

Në Mitrovicën e Veriut zbulohen mbetje eshtërore njerëzore

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…

5 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…

6 minutes ago

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...

9 minutes ago

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

19 minutes ago