sport

Fjala titull nuk është më “tabu”, Partizani tani i bën “presion” kreut

Partizani është skuadra më në formë e momentit në Kategorinë Superiore dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga statistikat që tregojnë se të kuqtë kanë fituar pesë ndeshjet e fundit, madje duke dominuar kundërshtarë si Egnatia, Dinamo dhe Tirana në derbi.

Të kuqtë kanë pësuar vetëm dy gola në këto pesë ndeshje duke përmirësuar edhe një repart që kishte shfaqur luhatje më parë gjatë sezonit dhe tashmë kryeqytetasit duken vërtet të pandalshëm. Aktualisht, Partizani mban vendin e katërt në Kategorinë Superiore me 42 pikë, duke lënë pas me tre pikë diferencë Dinamon e vendit të pestë që mbetet në kuotën e 39 pikëve.

Të lidhura

None found

Objektivi kryesor i Partizanit pas atij starti të dobët të kampionatit ishte vendi i katërt dhe pjesëmarrja në “Final Four”, për të pasur mundësinë e për të luftuar për një vend në Kupat e Europës. Megjithatë, duke parë si po ecën kampionati i tyre, por edhe me organikën e zgjeruar dhe me kualitetin e shtuar edhe më tepër gjatë merkatos së janarit me emra si Sidibe, Qaka e Murataj, te Partizani tashmë mund të mendojnë edhe për më tepër. Kjo pasi formula e këtij sezoni të “Final Four”, ia mundëson të besuarve të trajnerit Oltijon Kërnaja të besojnë se mund të bëjnë mrekulli.

Kështu, aktualisht diferenca mes Partizanit dhe Vllaznisë kryesuese është nëntë pikë, me të kuqtë që janë në kuotën e 42 pikëve dhe të kuqebluve që janë në kuotën e 51 pikëve. Por, me përgjysmimin e pikëve, kjo diferencë do të shkonte në katër, duke qenë se në të tilla raste kur numri i pikëve në klasifikim është numër tek (51), atëherë merret për bazë vlera më e vogël. Kështu, në këtë rast pas përgjysmit të pikëve, Partizani do të ishte në kuotën e 21 pikëve dhe Vllaznia do të shkonte në kuotën e 25 pikëve. Sa i takon diferencës së kryeqytetasve me Elbasanin dhe Egnatian do të ishte në vetëm tre pikë.

Kështu, në minikampionatin tre javësh të “Final Four”, të kuqtë do të kishin mundësinë që në tre ndeshje të përmbysnin këto diferenca për të fituar titullin, teksa kryeqytetasit padyshim do të kishin edhe një tjetër favor duke qenë se ndeshjet zhvillohen në “Air Albania” dhe aty tifozeria e të kuqve do të ishte e jashtëzakonshme në pjesëmarrje për të shtyrë ekipin e zemrës drejt titullit.

Ndaj, kjo fazë e katërt bëhet shumë vendimtare pasi tashmë edhe Partizani është në garë e çdo hap fals i Vllaznisë kryesuese, por edhe i ekipeve të tjera pas shkodranëve, kombinuar me rezultatet pozitive të të kuqve, mund të sjellë ndryshime të mëdha sa i takon titullit të këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

Partizani është aty dhe gati t’u bëj “presion” treshes Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia që deri në këtë pikë të sezonit konsideroshin si të sigurta dhe si të vetmet skuadra që mund të rivalizonin për titullin kampion në këtë sezon. Por, kryeqytetasit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit dhe Kërnaja me të besuarit e tij do të shfrytëzojnë deri në fund skemën e kampionatit për të tentuar befasinë e madhe e për të arritur një titull që padyshim do të konsiderohej si mrekulli duke njohur të gjitha peripecitë në të cilat ka kaluar skuadra e këtij sezoni.

EJGI ÇABELI – PANORAMASPORT.AL

të fundit

Horoskopi 23 Shtator/ Dashuri dhe debate, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Sot është një ditë shumë e mirë për të bërë një pushim total dhe për tu qetësuar. Mendoni diçka…

10 minutes ago

Irlanda paralajmërohet për rrezikun nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga problemet kryesore për Republikën e Irlandës në ndeshjen ndaj Kosovës, por një fokus…

15 minutes ago

Flakët përfshijnë zonën pranë autostradës Thumanë-Kashar

Një zjarr i madh ka rënë këtë mbrëmje në 22 shtator pranë autostradës Thumanë-Kashar. Siç shikohet në pamje, flakët janë…

20 minutes ago

Shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, po i komunikohet akuza

Vetëdorëzimi i Vlora Hysenit pak orë pasi SPAK lëshoi komunikatë zyrtare përmes së cilës bëri me dije akuzat që rëndojnë…

22 minutes ago

Mickoski pas takimit me Janshën: Maqedonia kërkon proces të drejtë dhe të parashikueshëm drejt BE-së

Kryeministri Hristijan Mickoski në Nju Jork ka zhvilluar takim me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha, me të cilin ka diskutuar…

26 minutes ago

Kurti meets with World Bank President Ajay Banga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

31 minutes ago