Categories: sport

Fituesi i Euro 2020, ja kë shohin ekspertët e statistikave, vetëm 8% shanse për Italinë (FOTO LAJM)

Euro 2020 nis këtë fundjavë fazën me eliminim direkt të turneut, me përcaktimin e 8 çifteve të kësaj faze dhe rrugëtimin drejt trofeut në finalen e Londrës. Për ekspertët e statistikave, mes 16 ekipeve në garë janë dy që kanë më shumë shanse për të fituar turneun.

“TheAnalyst.com”, një faqe interneti e ekspertëve të statistikave të cilët bashkëpunojnë me të famshme OPTA për të dhënat e ndeshjeve të futbollit, kanë ndërtuar një tabelë që jep shanset e secilës prej 16 skuadrave për të fituar turneun. Aty merren për baze renditjet historike, rezultatet e fundit, paraqitjet individuale të lojtarëve si dhe rrugëtimin që kanë skuadrat drejt finales. Të gjitha të dhënat simulohen në kompjuter në përballje virtuale, me çdo ndeshje që simulohet 40 mijë herë për të përcaktuar më pas shanset që ka çdo ekip për të vazhduar më tej e për të prekur në fund trofeun.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj faqe, Franca mbetet favorite kryesore për të fituar Europianin, me 19,6% shanse për të triumfuar në finale. Pas saj është Belgjika, me 17,9% shanse për të vazhduar më tej, duke qenë skuadra e vetme që u afrohet “gjelave” në përqindje mundësie për suksesin final.

Në vendin e tretë, me 12,9% është Spanja, duke lënë pas Gjermaninë me 9,3% dhe Holandën e Anglinë me 8,5%. Këta ekipe renditen sipër Italisë të cilës i jepen vetëm 8% mundësi për të fituar turneun, për faktin e thjeshtë se gjendet në anën e keqe të rrugëtimit drejt finales e për të shkuar atje duhet të kalojë skuadra si Belgjika, Portugalia, Franca e Spanja. Megjithatë, si ngushëllim për ta është fakti se në fazën e parë me eliminim direkt ka përballë ekipin e Austrisë, i cili është ai me koeficientin më të ulët për të fituar turneun, vetëm 0,1%.

të fundit

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Berisha thërret demokratët në protestën kombëtare: Bashkohuni me uraganin që ka tronditur regjimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj force politike që të marrin pjesë…

46 seconds ago

VIDEO/ Mirlind Daku shkëlqen në Premier League, sulmuesi kuqezi shënon sërish

Mirlind DakuNdërsa po luhet pjesa e parë e ndeshjes Akron Togliatti – Rubin Kazan (java e 2-të në Rusi), e…

11 minutes ago

BDI Alleges 300 Million Denars in Fictitious Investments as Government Cuts Preventive Healthcare Funding

"Dokumentet e ribalancit të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë zbulojnë një skemë seriozisht shqetësuese: nga njëra anë, Qeveria paraqet qindra…

14 minutes ago

Rexhepi Honors Senator Lindsey Graham: The Least the People of Kosovo Can Do

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar sot homazhe në Prishtinë, në nderim të senatorit amerikan Lindsey Olin Graham, duke vlerësuar…

14 minutes ago

On the Fifth Day of Excavations, Kurti Visits Kalludra in Zubin Potok

Në ditën e pestë të kërkimeve për zbardhjen e një prej plagëve më të rënda të luftës në Kosovë, kryeministri…

15 minutes ago

Qorrolli: PDK Admitted It Openly — It Is Not About the President, but Power

Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me zgjedhjen…

15 minutes ago