Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit për një vend në Botëror, ku të shtunën do të përballet me Serbinë në Leskovc.
Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup, me 8 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Serbia e sheh veten e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak se kuqezinjtë.
None found
Një fitore e jona në Leskovc, do të ishte një hap i madh për të marrë vendin e dytë në grup duke qenë se Shqipëria luan ndeshjen e radhës ndaj Andorrës dhe të fundit ndaj Anglisë, ndërkohë që Serbia luan ndeshjet e saj ndaj Andorrës, Letonisë dhe Anglisë.
Një fitore e mundshme e Serbisë ndaj kuqezinjve, do të shuante ëndrrën tonë për vendin e dytë, dhe vetëm nëse Serbia humbet 2 ndeshje e Shqipëria fiton të paktën njërën, atëherë do të ishim të dytët në grupin tonë.
Anglia tashmë e ka blinduar vendin e parë në grup dhe i duhet vetëm një fitore për të kaluar matematikisht në Botëror, teksa ndeshja jonë me “3 luanët”, do të luhet në nëntor dhe është sfida e fundit kualifikuese, që në rast se Shqipëria fiton të dyja ndeshjet e radhës, atëherë edhe për ne do të ishte vetëm për statistikë.
Sa i përket golaeverazhit, kuqezinjtë janë më të favorizuar se Serbia pasi ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar 3, ndërkohë që Serbia nga ana tjetër ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 5, duke pasur një rekord negativ.
Bie në sy fakti se serbëve iu ka shënuar vetëm Anglia në fitoren 0-5 dhe në 3 ndeshjet tjera, nuk ka pësuar asnjë gol.
Edhe djali i Kadri Veselit, Klestori ka mbështetur protestën në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të dhomave të specializuara në Hagë…
Emiljano MustaSikur mos të mjaftonte incidenti mes tifozëve të Elbasanit me mbrojtësin Emiljano Musta, situata u “nxeh” akoma më shumë…
Si babai, si i biri! Floyd Samba ka bërë një debutim ëndrrash me ekipin e parë të Manchester Cityt, duke…
Taksitë autonome të Teslës, të njohura si Cybercab, tashmë po qarkullojnë në disa pjesë të Floridës dhe Teksasit. Megjithatë, shërbimet…
Edhe djali i Kadri Veselit, Klestori ka mbështetur protestën në sheshin “Skënderbeu” kundër vendimit të dhomave të specializuara në Hagë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar regjisorin Visar Morina dhe filmin e tij “Shame and money”, duke treguar se…