sport

Fitorja e mundshme në El Clasico do të shënonte një rekord historik për Barcelonën

Real Madridi dhe Barcelona do të takohen sot (e diel) me fillim nga ora 21:00 në atë që do të jetë El Clasico e fundit për këtë sezon.

Barcelonës i duhet një fitore për të mbajtur ‘gjallë’ shpresat për titull në La Liga, pasi momentalisht janë tetë pikë mbrapa Real Madridit, teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Blaugranasit futen në këtë ndeshje si të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në La Liga, ndonëse ata pësuan një goditje të rëndë kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve të martën.

Sido që të jetë, ata mund të motivohen nga rekordi i tyre në ‘Santiago Bernabeu’, aty ku kanë fituar shtatë nga 10 takimet e fundit.

Sipas Mundo Deportivos, një fitore për Barcelonën sot do të ishte një që do të futej në librin e historisë.

Ata momentalisht numërojnë 99 fitore në El Clasico, që do të thotë se ky numër mund të shkojë në 100 nëse dalin me tri pikë nga ky takim.

Megjithatë, Barcelona kanë ‘ngecur’ në atë shifër që nga muaji mars i vitit të kaluar, kur fituan me rezultat 2-1 në Spotify Camp Nou.

Real Madridi në anën tjetër ka fituar tri takimet e fundit zyrtare me Barcelonën, dy nga të cilat kanë ardhur këtë sezon.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

12 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

20 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

47 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

58 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

59 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago