sport

Fitore e madhe për Maqedoninë në Kazakistan, tani është lider i grupit

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka marrë fitore të madhe dhe tejet të rëndësishme në udhëtimin më të vështirë të këtij cikli kualifikues për Botërorin 2026, duke mposhtur Kazakistanin në Astanë me rezultat minimal 0-1, njofton Telegrafi.

Me këtë fitore, “verdhëkuqtë” ngjiten në vendin e parë të grupit me tetë pikë, një më shumë se Uellsi që do të luajë me Belgjikën.

Të lidhura

None found

Ndeshja u zhvillua në kushte të vështira në terren me bari artificial dhe me shumë duele fizike. Trajneri Milevski, i cili mungoi për shkak të pezullimit, kishte bërë disa ndryshime në formacion, përfshirë edhe debutimin e Despotovskit në mbrojtje dhe rikthimin e Trajkovskit në sulm. Ishte pikërisht Trajkovski që vendosi fatin e takimit me një goditje nga e majta në minutën e 33-të, për kryesim e që doli në fund të jetë rezultati përfundimtar.

Kazakët kërcënuan disa herë portën e Dimitrievskit, madje goditën edhe shtyllën në pjesën e parë dhe kërkuan një penallti që u refuzua pas konsultimit me VAR-in.

Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin, por mbrojtja e Maqedonisë rezistoi me sukses, me Visar Musliun që ishte shtyllë e pathyer.

Maqedonia në fund arriti ta ruajë epërsinë dhe të marrë tri pikë të arta në garën për një vend në Kampionatin Botëror. Kujtojmë se në këtë ndeshje për Maqedoninë luajtën nga minuta e parë futbollistët shqiptarë, kapiteni Bardhi, Aliski dhe Musliu, ndërsa nga banka rezerve u inkuadrua Elezi.

Ndeshja e radhës për Maqedoninë do të jetë më 7 shtator në Shkup ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa më 10 shtator do të udhëtojë në Bruksel për t’u përballur me Belgjikën.

të fundit

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

6 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

6 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

6 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

6 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

6 hours ago

Death of 20-year-old in Dubai after cocaine packet ruptured in his stomach: Mother and stepfather appear in court

Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…

6 hours ago