sport

Fitore në “frymën e fundit” ndaj Empolit, Pioli: Ndeshje të tilla të japin titullin

Milan mori një fitore dramatike në minutat e fundit ndaj Empolit, por ajo që u vu re ishte edhe zëvendësimet e shumta që Pioli u detyrua të bënte në pjesën e parë për shkak të dëmtimeve.

NDESHJA – “Djemtë besojnë gjithmonë. Ndaj Empolit u zhvilluan tri-katër ndeshje të ndryshme. Është e qartë se dy lëndime të afërta na bënë të humbnim distancat, por luajtëm një ndeshje intensive.

Të lidhura

None found

E donim këtë fitore, humbëm kundër Napolit pas kaq shumë ndeshjeve të pamposhtura dhe donim të rifillonim me fitore. Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi dhe mendoj se të tilla fitore janë ato që bëjnë diferencën në fund të sezonit”.

REAGIMI – “Besoj se një pjesë e madhe e fitores së titullit i takon atyre lojtarëve që janë përdorur më pak, por që asnjëherë nuk e kanë bërë grupin t’i mungojë diçka. Djemtë punojnë shumë.

Te 1-1 nuk mendova se ndeshja kishte përfunduar, por mendova se mund të mbyllej në çfarëdo mënyre. Lojtarët e mi menduan se mund ta fitonin atë.

0- 0 më dukej shumë i çuditshëm për një ndeshje si kjo. Empoli është një ekip i mirë dhe ne kemi humbur shumë raste. Sigurisht duhet të shënojmë më shumë”.

BALO-TURE – “Balo zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, është një djalë që ka dhënë gjithmonë gjithçka dhe ka vuajtur, sepse ka një lojtar të fortë si Teo përpara. Vërtet ka luajtur më pak, por është pjesë e grupit. Jam shumë i lumtur për të, ai e meriton për gjithçka që i ka dhënë skuadrës.”

ÇELSI – “Do të jemi gati dhe ka për të qenë një sfidë e madhe. E pashë ndeshjen e Çelsit dhe mendoj se janë një ekip me përvojë të madhe. Do të përgatitemi sa më mirë dhe do t’i vëmë në vështirësi kundërshtarët tanë”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago