Categories: sport

Fitoi “bastin” e vendit të tretë, Reja: Nëse do ishim të plotë me Poloninë do festonim “Play Off”

Edy Reja foli pas ndeshjes me Andorrën në RTSH dhe ai preku disa tema, deri tek rinovimi i kontratës.

“Mes dëmtimeve dhe covid kanë qenë tre ndeshje të vështira, dukej si mallkim. E dinim se do të ishte e vështirë me Andorrën. Kishim ndryshuar më shumë se gjysmën e skuadrës. E dija që do kishim probleme po të mos realizonim dot.

Të lidhura

None found

Nuk ia dolëm dhe e vuajtëm. E rëndësishme është qe jemi rritur dhe kemi marrë rezultate. Ndodhën shumë gjëra në tre ndeshje, dukej sikur na kishin mallkuar. Humbëm 12 lojtarë prej problemeve”.

“Duhet të jemi të qartë për vlerësimet e lojtarëve të rinj. Kisha për detyrë të rinovojë grupin, kishim disa lojtarë në moshë. Duhet t’i zëvendësonim disa. Kam aktivizuar rreth 45 lojtarë këtë periudhë. Jam duke punuar për vitin 2024 dhe ky ka qenë objektivi im dhe i federatës.

Mund të buzëqeshim, pasi kemi të rinj të talentuar. Duhet krijuar grupi, ka lojtarë që nuk janë gati. Pas dy vitesh mund të jetë më i fortë e i pjekur, ndaj duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura”.

“Kontrata? Më kërkuan kontratë deri në 2024, por unë e kërkova vit pas viti. Nëse ka akord, jam gati të vazhdoj. Unë jam i kënaqur këtu. Nëse do kishim qenë të plotë me Poloninë do të ishim duke festuar kalimin në play-off.

Do kishte qenë histori krejt tjetër, jam i bindur që mund të fitonim. I kemi shanset të shkojmë në Europian, por varet nga shorti. Skuadra është rritur. Me grupin e plotë kjo skuadër mund të arrijë shumë në të ardhmen”. /

të fundit

Mungesa e Julian Alvarez në stërvitjen e Atleticos nxit zërat për një largim të mundshëm

Lojtarët e Atletico Madridit u rikthyen në stërvitje në kampin e klubit në Majadahonda pas barazimit të javës së kaluar…

2 minutes ago

U kap me armë zjarri në Palasë/ Gjykata merr vendim për Elvis Kosovën, 40-vjeçari kanosi dhe dhunoi bashkëshorten e tij

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i…

6 minutes ago

Përmbytje fatale në Spanjë, nëna dhe vajza 18-vjeçare vdesin pas shembjes së një muri

Një nënë dhe vajza e saj 18-vjeçare kanë humbur jetën pasi u plagosën rëndë nga shembja e një muri gjatë…

14 minutes ago

Rregulli i ri i FSHF-së jep efektet e para, 17 futbollistë të rinj aktivizohen në javën hapëse

©fshf SuperioreNjë nga risitë e rëndësishme të sezonit të ri të “Abissnet Superiore” ka nisur të japë menjëherë rezultatet e…

14 minutes ago

Video/ Të paktën 8 viktima nga përmbytjet shkatërruese në Nepal, dallgët e fuqishme marrin përpara gjithçka

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e fuqishme që përfshinë disa fshatra në Nepal, ndërsa autoritetet kanë…

14 minutes ago

Begaj mirëpret ambasadoren belge, diskutohen bashkëpunimi dypalësh dhe rruga drejt BE-së

Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga…

25 minutes ago