Categories: sport

Fiorentino Perez padit UEFA-n?

Fiorentino Perez është kundërpërgjigjuar ndaj UEFA-së.

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka vazhduar edhe sot me retorikën e tij të ashpër ndaj kluebeve që kishin konfimruar pjesëmarrjen në Superligë.

Të lidhura

None found

Por, përse Ceferin po vazhdon të kërcënojë klubet kur edhe zëvendës presidenti i Superligës, Andrea Agnelli ka pranuar se projekti është ndalur përkohësisht.

Ndoshta ekziston ende frika nga UEFA se Superliga do të jetësohet si projekt, nuk i dihet, por tani Fiorentino Perez po mendon për hapat e kundërpërgjigjes ndaj tyre.

Por, sipas Corriere della Sera, lufta ligjore do të fillojë shumë shpejt.

Sipas artikullit, UEFA organizon të gjitha, ndëshkon të gjithë dhe i bën rregullat, në një mënyrë ata kanë monopolin. Por sipas gazetës italiane, nuk do të duhej të ishte kështu, shembull ekzakt është Formula 1.

Në F1, të drejtat dhe rregulloret janë të ndara ndërmjet Federatës dhe vendeve nikoqire organizuese të GP-ve, ndërsa në futboll, UEFA dhe FIFA gjithmonë kanë pasur “kontroll” të dyfishtë në klube.

Perez tani po paralajmëron pasoja ligjore së pari për klubet, por edhe për UEFA-në.

Fiorentino nuk dëshiron të lejojë më monopolin e UEFA-së mbi futbollin evropian, dhe për këtë do të marrë masa ligjore. Superliga është e regjistruar si kompani spanjolle, dhe aty do të fillojë beteja, ne Gjykatën spanjolle.

Nuk dihet çfarë pasoja do të ketë kjo, por parashihen kokëdhimbje për kryesuesit e UEFA-së në Nyon.

Tags: perezsport

të fundit

Si u krijua frika për një blackout global më 17 nëntor, ndonëse alarmi ishte i rremë

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…

49 seconds ago

Durrës court releases two protesters arrested for throwing eggs at Rama’s car

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot për lirimin e menjëhershëm të dy protestuesve Edison Lika dhe Albi Dema, të prangosur…

58 seconds ago

Pamja e Trumpit në Filipine nxit reagime: flokë më të errët dhe më voluminozë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër…

1 minute ago

After “Diella,” “Gjoni” is created; Rama: It will handle a range of public procurement processes!

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar krijimin e Gjonit, një tjetër Inteligjencë Artificiale, që do t’i…

1 minute ago

Pas vendimit të dytë, afati i radhës për katërshen në Hagë është 27 nëntori

Pas aktgjykimit të sotëm për pengim të drejtësisë, vëmendja në Gjykatën Speciale në Hagë kthehet te rasti kryesor. Deri më…

2 minutes ago

Irlanda drejt ndeshjes me Kosovën pa kapitenin Nathan Collins

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimsson pritet të paraqitet me skemën 3-4-2-1 në përballjen ndaj Kombëtares së Kosovës, ndërsa kapiteni Nathan Collins pritet…

7 minutes ago