Categories: sport

Fiorentina vihet pas Edon Zhegrovës, largimi nga Juventusi mbetet i hapur

Edon Zhegrova mund të jetë pranë një lëvizjeje larg Juventusit në afatin kalimtar të verës, teksa Fiorentina përmendet si një prej klubeve që po shfaq interes serioz për anësorin.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Kosovës, që zotëron edhe shtetësi shqiptare, u transferua te Juventusi verën e kaluar nga Lille, i shoqëruar nga pritshmëri të larta. Megjithatë, gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, ai nuk arriti të japë ndikimin që pritej.

Sipas La Nazione, përmes CalcioMercato.it, mundësia që 27-vjeçari të largohet nga Torino po bëhet gjithnjë e më konkrete.

Burimet bëjnë të ditur se Fiorentina po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth Zhegrovës dhe në një të ardhme të afërt mund të hedhë hapin e parë me një ofertë zyrtare për kartonin e tij.

Për ta afruar kosovarin, Juventusi kishte shpenzuar afro 15 milionë euro, ndërsa lojtari është i lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2030. Ai përfiton një pagë neto prej 2.5 milionë eurosh në sezon, shumë që vlerësohet e pranueshme për Fiorentinën.

Pikërisht ky element financiar konsiderohet vendimtar për ta bërë marrëveshjen të realizueshme. Raportimet theksojnë se klubi vjollcë është i përgatitur të shtojë ritmin e kontakteve dhe në ditët e ardhshme të vërë në provë qëndrimin e Juventusit.

Nga ana e “Zonjës së Vjetër”, një shitje e Zhegrovës do t’i hapte rrugë riorganizimit të repartit ofensiv. Ndërkohë, Fiorentina është e bindur se mund ta rikthejë lojtarin në nivelin që e shndërroi në një nga emrat më të spikatur të Ligue 1 në periudhën e tij te Lille.

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

27 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

28 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

28 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

45 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

45 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

45 minutes ago