sport

Finalja e Conference League, Reja: Roma në Tiranë do të ndjehet si në shtëpi

Jemi vetëm pak orë larg finales së madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Për ekipin e Romës kjo është finalja e parë pas 31 vitesh dhe po presin me padurim të luajnë finalen me shpresën se do të fitojnë dhe do ta marrin trofeun në shtëpi.

Të lidhura

None found

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja është shprehur për mediat italiane se është i lumtur që kjo finale do të luhet në Shqipëri.

“Është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët dhe Federatën. Personalisht jam shumë i lumtur që do luajë një skuadër italiane. Për më tepër në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe do të jetë sikur luajmë në shtëpi. Shqiptarët janë më shumë me italianët se me holandezët,”tha ai.

Më tej tekniku theksoi se Tirana është një qytet i bukur për t’u vizituar, ndërsa sipas tij “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm.

“Tirana është një qytet i bukur, padyshim europian, i këndshëm për t’u vizituar. “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ka pak vende në krahasim me kërkesën edhe sepse imagjinoj se sa tifozë të Romës do të kishin dashur të ishin aty,” deklaroi Reja./albeu.com

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago