sport

Finalja e Conference League në Tiranë, Roma ka një plan për tifozët e vet! Po UEFA çfarë paralajmëron?

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pritet të mbahet finalja e Conference League.

Kjo ka bërë që Tiranë të jetë kryefjalë e shumë mediave sportive evropiane.

Të lidhura

None found

UEFA nga ana tjetër ka paralajmëruar dy klubet, Romën dhe Fejnordin, për tifozët e tyre.

UEFA u ka kërkuar që mos udhëtojnë drejt Tiranës tifozët që nuk janë pajisur me biletë, pasi nuk mund ta sigurojnë atë në mënyrë të paligjshme. Flitet që në kryeqytetin shqiptar do të vijnë deri në 100 mijë tifozë, por kjo është e pamundur nga ana logjistike, qoftë në rrugë ajrore, tokësore apo detare, përfshi edhe mungesën e hotelerisë për të pritur kaq shumë persona brenda një nate.

Në vendet evropiane lëvizja e tifozëve bëhet kryesisht me trena, që Shqipëria nuk i ka. Duke parë këtë, klubi i Romës, nga ku priten të vijnë më shumë drejt Tiranës, po kërkon të marrë leje që të hapë stadiumin “Olimpico” më 25 maj ditën e finales dhe tifozët të ndjekin skuadrën e zemrës përmes dy monitorëve gjigantë.

Gjithashtu UEFA ka marrë nën kontroll stadiumin “Air Albania” dhe çdo ditë po bëhen koordinimet me FSHF, Policinë, Bashkinë e Tiranës dhe aktorët e tjerë në mbarëvajtjen e këtij eventi historik, pasi qarkullojnë fjalë se mund të ketë edhe trazira gjatë spektaklit./albeu.com/

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

3 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

3 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

3 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

3 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

3 hours ago