Me afatin kalimtar të dimrit që po afron, Fondi i Investimeve Private Saudite po intensifikon kontaktet me disa lojtarë më të mirë në Evropë për transferimin e tyre të mundshëm në Ligën Saudite.
Mediat kishin raportuar se Kevin De Bruyne ishte një cak i klubeve arabe, por ai konfirmoi dëshirën e tij për të menduar vetëm për Manchester Cityn deri në fund të sezonit. Më pas ishte radha e Bruno Fernandes, i përfshirë në listën e preferencave.
Ashtu si Luka Modric, shanset e të cilit për t’u bashkuar me ish-shokët e skuadrës së Real Madridit si Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në Arabinë Saudite po rriten javë pas jave. Tani, emri i ri në tryezë për arabët është Robert Lewandowski.
Disa përfaqësues sauditë kanë kontaktuar tashmë rrethin e sulmuesit për të kuptuar gatishmërinë e tij për të pasur një eksperiencë të re larg Barcelonës.
Tani janë bërë kontakte e para paraprake dhe më pas me ardhjen e verës do të tentojnë ta bindin polakun të pranojë një propozim shumë të pasur. Federata Saudite, veçanërisht duke filluar nga qershori i ardhshëm, dëshiron të pasurojë më tej praninë e lojtarëve më të mirë në Ligën e saj.
Kjo është edhe arsyeja pse, pavarësisht thashethemeve të javëve të fundit, lojtarë si Jota dhe Ruben Neves nuk ka gjasa të largohen nga klubet e tyre gjatë këtij sezoni për t’u kthyer në Evropë. /Telegrafi/
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të premte një mesazh në rrjetet sociale. SPAK…
Këtë të premte, një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete.…
Luis Hamilton, po ndërmerr ndryshime të mëdha përpara nisjes së Botërorit 2026 në Formula 1. Kampioni britanik e di mirë…
“Nuk arrita t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët e vetme që arrin të thotë Durim Kola, 42-vjeç, xhaxhai i familjes Kola,…
Shkëlqim Hajdari, është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm. Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit…