Xherdan Shaqiri aktualisht po vlerësohet në maksimum nga Lyon, sidoms nga tifozët e klubit francez.
29-vjeçari ka luajtur rol të rëndësishëm te Lyoni edhe në ndeshjen ndaj Saint-Etienne, të dielën. Paraqitja e tij u vlerësua, ndonëse ishte i pafat. Në derbin e rivalëve të mëdhenj mes Saint-Etienne dhe Lyonit (1:1), Shaqiri ka luajtur 76 minuta dhe shënoi gol të bukur. Por ai u anulua pas rishikimit të situatës në VAR. Në pjesën e dytë, ai realizoi një gol, por ishte pozicio jashtë loje.
None found
Te Shaqiri po dominon entuziazmi për të luajtur. Ai e bën ekipin më të mirë dhe shpesh është pika kyç në lojën e Lyonit.
Por, ai ka pasur telashet e tij në fillim te Lyoni, shkruan sajti “20min.ch”. Për shembull, ka pasur një kritikë nga trajneri i portierëve të Lyonit. Shaqiri ka treguar për këtë në një intervistë për “Le Progres” të Francës.
“Njëherë shkova në stërvitje me këpucë të gjelbra. Trajneri i portierëve, Remy Vercoutre më pas më kritikoi, duke më pyetur se çfarë këpucësh janë ato. Kjo nuk është e mundur. Nuk kam kuptuar derisa më ka shpjeguar se e gjelbra është ngjyra e rivalit, Saint-Etienne”, ka treguar Shaqiri.
Të nesërmen futbollisti i krahut shkoi në stërvitje me këpucë të tjera futbolli. Ai tashmë është stabilizuar te Lyoni. Në fund të gushtit ai lëvizi nga Liverpooli te skuadra me nam nga Franca. Firmosi për tre vjet, ndërsa transferimi kushtoi rreth 13 milion franga zvicerane. Prej atëherë, 29-vjeçari ka luajtur pesë ndeshje në Ligue 1 dhe dy në Ligën e Evropës. Në fushë i ka kaluar 447 minuta.
Është goxha shumë për yllin e Zvicrës. Sidomos nëse krahasohet me minutat që i kishte te Liverpooli në dy edicionet e kaluara.
Tashmë ka një gol e një asistim te Lyoni. Madje goli ishte shumë i bukur.
“Po ndihem shëndetshëm. Vërtet shpresoj të qëndroj në formë për kohë të gjatë dhe të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Ju asnjëherë nuk e dini se çka do të ndodhë”, ka shtuar Shaqiri. Ai ka folur edhe për babanë, të cilin e ka kritikun më të madh.
“Ne flasim pas çdo ndeshjeje. Është mirë të kesh dikë si ai në krah. Kështu unë vazhdimisht përparoj”, ka thënë Shaqiri. /albeu.com/
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…
Barcelona ka një plan të qartë për afatin kalimtar të verës. Drejtori sportiv i klubit, Deco, ka tri fusha kryesore…
Serbia ka qenë në gatishmëri të lartë pas një sulmi me thikë ndaj një oficeri policie që ruante ambasadën izraelite…
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar…
Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…