Categories: sport

Argjentina avancon në 1/8 e finales pas një drame me pesë gola, autogoli në vazhdime rrëzon Kepin e Gjelbër

Me shumë vështirësi dhe vetëm pas kohës shtesë, Argjentina arriti të sigurojë një vend në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës, duke triumfuar 3-2 ndaj Kepit të Gjelbër në një përballje tejet dramatike.

Të lidhura

None found

Që në fillim të takimit, argjentinasit morën kontrollin e lojës dhe mbajtën iniciativën, ndërsa Lionel Messi ishte pika kryesore e sulmeve të skuadrës së tij.

Rasti i parë serioz i takoi Messit në minutën e 14-të, kur u gjend i lirë brenda zonës, por tentativa e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Vetëm katër minuta më pas, ai provoi edhe nga një goditje dënimi, por Vozinha reagoi saktë edhe kësaj radhe.

Pas këmbënguljes së vazhdueshme, Argjentina e zhbllokoi sfidën në minutën e 29-të. Lisandro Martinez shërbeu me një pasim të gjatë dhe preciz për Messin, i cili hyri në zonë dhe realizoi bukur për rezultatin 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë, skuadra amerikano-jugore kërkoi edhe golin e dytë, por mbrojtja e Kepit të Gjelbër qëndroi e organizuar. Në minutën e 45-të, Enzo Fernandez provoi nga largësia, por Vozinha regjistroi një tjetër ndërhyrje shumë të mirë.

Barazimi erdhi në minutën e 59-të për përfaqësuesen afrikane. Ryan Mendes dërgoi një top të thjeshtë në zonë për Deroy Duarte, i cili finalizoi saktë në këndin e poshtëm të portës për 1-1.

Ky gol e vendosi Argjentinën nën presion, por ekipi reagoi menjëherë duke kërkuar sërish epërsinë. Messi krijoi disa mundësi të mira, por Vozinha u tregua vendimtar dhe bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Koha shtesë solli një fund të jashtëzakonshëm, me tri gola, raste të pastra dhe tension të madh deri në sekondat e fundit.

Argjentina e nisi më mirë edhe këtë pjesë të lojës dhe kaloi sërish përpara në minutën e 92-të. Pas një goditjeje nga këndi, Alexis Mac Allister uli topin në zonë, ndërsa Lisandro Martinez u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi në rrjetë për 2-1.

Sidoqoftë, Kepi i Gjelbër nuk hoqi dorë. Në minutën e 103-të, Sidny Lopes Cabral mori një pasim të mirë dhe goditi fuqishëm nga distanca. Topi përfundoi në këndin e sipërm të djathtë të portës së Emiliano Martinez, duke sjellë barazimin 2-2 dhe duke rritur edhe më tej dramën e ndeshjes.

Kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, Argjentina gjeti golin që i dha kualifikimin në minutën e 111-të. Pas një tjetër goditjeje nga këndi, Diney Borges u përpoq të largonte topin nga zona e vogël, por e devijoi pa dashje në portën e tij. Ky autogol vendosi shifrat në 3-2 për Argjentinën.

Kepi i Gjelbër pati ende mundësi të mëdha për të barazuar. Në minutën e 116-të, Sidny Lopes Cabral provoi nga goditja e lirë, por Emiliano Martinez bëri një pritje të shkëlqyer. Portieri i Argjentinës u tregua sërish vendimtar edhe në minutën e 119-të, kur ndali me refleks fantastik goditjen me kokë të Steven Moreira.

Në fund, Argjentina e ruajti avantazhin dhe fitoi 3-2 pas vazhdimeve, në një nga ndeshjet më dramatike të këtij edicioni të Kupës së Botës.

të fundit

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave në Fier/ Arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim një tjetër!

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Clean School”, duke goditur një grup që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike…

7 minutes ago

Tetovo leads in reported cases as flu cases rise in Macedonia

Gripi po intensifikohet në Maqedoni, me pothuajse dyfishin e numrit të rasteve të raportuara vetëm në një javë, sipas raportit…

11 minutes ago

Hajduti bie në gjumë në shtëpinë ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet 42-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Pratovecchio Stia, në provincën e Arezzos, Itali, ku një 42-vjeçar është arrestuar nga…

12 minutes ago

BIRN: Bank fees hinder the spread of card payments and efforts to reduce cash use

Qeveria vendosi detyrime ligjore për bizneset për të ofruar shërbimet digjitale të pagesave me kartë ose online, por ligji ka…

12 minutes ago

Pope Leo XIV begins sixth apostolic journey to Uruguay, Argentina and Peru

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij të gjashtë apostolik, i cili do…

12 minutes ago

A 38-year-old man found dead in Shkozet, Durrës—what is known so far

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën…

12 minutes ago