FIFA ka publikuar renditjen e muajit qershor të skuadrave kombëtare, me “Legjionarët” e Shqipërisë që kanë luajtur katër ndeshje në total gjatë këtij muaji, duke arritur fitore në miqësoret me Lihtenshtejnin e Azerbajxhanin, dhe humbje ndaj Italisë e barazim kundër Kroacisë në Euro 2024, rezultate që nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion krahasuar me muajin e kaluar.
Kuqezinjtë e Sylvinho mbetën të 66-t në botë, ndërkohë që Kosova ka humbur tri pozicione krahasuar me muajin maj, me “Dardanët” e teknikut Franco Foda, të cilët u mposhtën 3-0 miqësoren përballë Norvegjisë dhe tani mbajnë pozitën numër 105 në renditjen e FIFA-s.
Shqipëria rikthehet në fushë të hënën e 24 qershorit kundër Spanjës në Dusseldorf, sfidë ku vlen vetëm fitorja për t’u kualifikuar dhe që ndoshta mund të na ndihmojë në ngjitjen e shkallëve në renditjen e FIFA.
Ndërkaq, “Albiceleste”-t e Argjentinës vijojnë të kryesojnë renditjen e përgjithshme, ndjekur nga Franca, Belgjika, Brazili dhe Anglia, që plotësojnë 5 ekipet më të forta të botës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje…
Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka reaguar publikisht pas kritikave që Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i…
Janë shitur të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për ndeshjen Shqipëri-Letoni, në stadiumin “Air Albania”. Njoftimi është dhënë nga…
Një ditë pas ndeshjes kaotike dhe të tensionuar të së hënës në mbrëmje në Hungari mes Izraelit dhe Italisë, atmosfera…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin I. K.,…