Categories: sport

FIFA i beson Alireza Faghanit sfidën Angli – Meksikë, pavarësisht polemikave

FIFA ka zyrtarizuar australianin Alireza Faghani si gjyqtarin kryesor të ndeshjes së 1/16-ave të Kupës së Botës ndërmjet Anglisë dhe Meksikës, një përzgjedhje që ka hapur debat në opinionin sportiv.

Të lidhura

None found

Sfida e shumëpritur mes Anglisë dhe njërit prej shteteve organizatore të këtij turneu është shoqëruar me ngjarje të shumta edhe jashtë tapetit të gjelbër.

Një prej tyre kishte të bënte me orarin e takimit. Në fillim, FIFA kishte menduar ta spostonte ndeshjen gjashtë orë më herët për shkak të parashikimeve për reshje intensive dhe stuhi në Mexico City.

Ky qëndrim hasi në kundërshtimin e fortë të trajnerit të Meksikës, Javier Aguirre, i cili theksoi se ekipi i tij do të humbiste gjashtë orë të vlefshme përgatitjeje për një nga përballjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

Gjithsesi, të shtunën vonë në mbrëmje, FIFA u tërhoq nga ky plan dhe njoftoi se ndeshja do të luhet sipas orarit të vendosur fillimisht. Sipas raportimeve, ky ndryshim erdhi pasi Federata Angleze e Futbollit ngriti shqetësime serioze lidhur me tifozët që kishin planifikuar udhëtimin drejt Mexico City.

Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se takimi në ‘Estadio Azteca’ do të drejtohet nga Alireza Faghani.

Arbitri 48-vjeçar do të marrë pjesë në Kupën e tij të tretë të Botës, pasi më herët ka qenë pjesë edhe e edicioneve të vitit 2014 në Brazil dhe 2018 në Rusi.

Megjithatë, caktimi i tij nuk është pritur mirë nga të gjithë. Gjatë fazës së grupeve të këtij Botërori, Faghani ishte në qendër të kritikave në sfidën mes Francës dhe Senegalit.

Në atë përballje, Kylian Mbappe shënoi dy herë në suksesin 3-1 të Francës, por shumë analistë vlerësuan se ai duhej të kishte marrë mundësinë për të plotësuar het-trikun nga pika e bardhë.

Francezi u rrëzua brenda zonës pas një ndërhyrjeje nga Sadio Mane, por Faghani nuk akordoi penallti gjatë lojës. Edhe pasi e pa episodin në monitorin anësor të VAR-it, ai vendosi të mos e ndryshonte vendimin dhe sinjalizoi goditje nga porta për Senegalin.

Ky vendim solli reagime të shumta nga analistë dhe ish-gjyqtarë, të cilët e konsideruan si një gabim të rëndë. Për këtë arsye, emërimi i tij për supersfidën mes Anglisë dhe Meksikës po shihet nga shumëkush si një vendim kontrovers.

të fundit

Fermin Lopez tregon si ndikuan Xavi Hernandez dhe Hansi Flick në zhvillimin e tij

Fermin Lopez i ka dhënë meritat ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe trajnerit aktual Hansi Flick për rolet e rëndësishme…

4 minutes ago

Pedestrian dies after being hit by a bus in Pristina

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…

7 minutes ago

Bashkim Jashari receives two decorations from the Iowa National Guard

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…

7 minutes ago

Police arrest suspect in explosive blast that destroyed municipal employee’s car

Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor…

7 minutes ago

77 kg of drugs seized in Shkodër: Two brothers arrested, one of their sons wanted; suspects linked to criminal group

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…

7 minutes ago

SPAK dërgon për gjykim 16 persona, pjesë e grupit të Çopja dhe Çela/ Organizata ndërkombëtare që trafikoi 60.7 lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës, sekuestrohen pasuri mbi 9 milionë euro

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të dyshuar si pjesë e…

8 minutes ago