Elon Berisha është emëruar zyrtarisht trajner i ekipit të parë të FC Feronikeli 74.
Klubi e bëri të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare, ku njoftoi se me Berishën është arritur marrëveshje për një kontratë dyvjeçare.
None found
Sipas drejtuesve të klubit, ky emërim është pjesë e një projekti afatgjatë që synon ndërtimin e një skuadre të fortë, konkurruese dhe të qëndrueshme, me objektiva të qarta për të ardhmen.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Elon Berisha është emëruar trajner i ri i ekipit të parë të FC Feronikeli 74. Klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin Berisha për një kontratë dyvjeçare, duke dëshmuar besimin në vizionin e përbashkët dhe projektin tonë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Nga Feronikeli 74 vlerësohet se ardhja e Berishës përbën një moment të rëndësishëm në përpjekjet për rikthimin e sukseseve dhe përforcimin e ekipit në sezonet që vijnë.
Klubi i ka përcjellë trajnerit të ri urimet për punë të mbarë dhe sa më shumë fitore në drejtimin e skuadrës.
“Me ambicie të qarta dhe një plan të mirëfilltë për të ardhmen, besojmë se kjo është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe të qëndrueshëm. I urojmë Elon Berishës shumë suksese dhe sa më shumë fitore në krye të ekipit tonë”, përfundon komunikata e FC Feronikelit 74.
Kylian Mbappe nuk e ka fshehur ambicien për të fituar “Topin e Artë”, duke besuar se ka argumente të forta…
"Dje ishte një nga ditët më të vështira të këtij sezoni zjarresh, me më shumë se 40 zjarre gjatë ditës,…
Ditën e sotme është marrë vendimi pëfundimtar ndaj këngëtarit nga Kosova, Besart Kelmendi të njohur si Gjesti. Ku raportohet se…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim, të hënën, ambasadoren e re të Suedisë në Prishtinë, Åsa Pehrson,…
Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe…
Partia Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit për konstituimin e Kuvendit të Republikës së…