Categories: sport

Feronikeli ’74 dhe Vushtrria synojnë rikthimin te rezultatet pozitive, publikohen formacionet

Stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas do të jetë arena e përballjes mes Feronikelit ’74 dhe Vushtrrisë, e cila nis në orën 16:00 dhe zhvillohet në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit kosovar.

Të lidhura

None found

Të dyja skuadrat, të promovuara këtë sezon në Superligën e Kosovës, nuk kanë kaluar një periudhë të mirë gjatë gjashtë xhirove të para.

Feronikeli ’74 ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera i ka humbur. Në anën tjetër, Vushtrria është mposhtur në secilën prej takimeve të deritanishme.

Dy ekipet do të kërkojnë që sot t’u japin fund rezultateve zhgënjyese dhe të nisin një etapë të re.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Kolaj, Selmani, Rexhaj, Halili, Rudari, Shabani, Taipi, Luetic, Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi.

Vushtrria: Isufi, Spahiu, Ibrisagic, Ajdini, Islami, Maxhuni, Paloka, Hasani, Behrami, Statovci, Sane.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

3 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

3 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

3 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

4 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

4 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

4 hours ago