Categories: sport

Fenerbahçe synon të joshë yllin e Real Madridit me një ofertë rekord

Fenerbahçe po përgatit një propozim financiar të jashtëzakonshëm për Brahim Diazin, me objektiv transferimin e tij nga Real Madridi gjatë merkatos së janarit.

Të lidhura

None found

Sipas Fotomaç, klubi turk është gati t’i ofrojë futbollistit maroken një pagë vjetore që e kalon shifrën e 10 milionë eurove. Përmes kësaj oferte, skuadra nga Stambolli synon të lërë pas Juventusin, i cili gjithashtu po monitoron mundësinë e transferimit të sulmuesit.

Emri i Diazit ishte përmendur edhe gjatë verës si kandidat për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, pas bisedimeve me trajnerin Jose Mourinho, 27-vjeçari zgjodhi të vazhdonte qëndrimin në Madrid.

Deritanishëm, hapësirat e tij në fushë kanë qenë të pakta. Raportimet bëjnë të ditur se ai është aktivizuar në vetëm katër ndeshje dhe po në katër takime të tjera e ka nisur përballjen nga pankina.

Për Diazin, konkurrenca për një vend titullari është veçanërisht e fortë, pasi në garë përmenden edhe Yan Diomande dhe Arda Guler. Kjo po e bën më të vështirë që ai të fitojë një rol më të madh në formacionin e Real Madridit.

E ardhmja e tij mund të ndikohet edhe nga kontrata. Marrëveshja aktuale e futbollistit përfundon verën e ardhshme, ndërsa klubi madrilen ka të drejtën ta rinovojë atë për një sezon tjetër.

Nëse Fenerbahçe e shndërron interesimin në një ofertë zyrtare, kjo situatë mund të sjellë zhvillime të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

27 minutes ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

35 minutes ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

1 hour ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

1 hour ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

2 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

2 hours ago