Federata Irlandeze e Futbollit ka dalë me një njoftim për mbështetësit që do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së enjtes kundër Kosovës, duke e cilësuar qytetin dhe vendin si të sigurt dhe mikpritës, por njëkohësisht duke i këshilluar se si të sillen.
None found
Në prag të takimit që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, federata irlandeze u ka kërkuar tifozëve të saj të jenë të vëmendshëm gjatë qëndrimit në Prishtinë, veçanërisht në hapësirat me shumë njerëz.
Sipas njoftimit, Prishtina përgjithësisht shihet si një qytet i sigurt dhe mikpritës për tifozët mysafirë, por si në çdo ngjarje të madhe sportive, tifozët këshillohen të ruajnë sendet personale në zonat e mbushura me njerëz.
Një pjesë e veçantë e këshillave i kushtohet flamujve që tifozët irlandezë mund të shfaqin gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Kosovës. Në njoftim theksohet se flamuri i Kosovës dhe ai i vendit motër, Shqipërisë, janë shumë të pranishëm në Prishtinë, prandaj rekomandohet të mos shfaqen flamuj të tjerë të rajonit, as aktualë e as të së kaluarës.
Këto këshilla janë publikuar një ditë para ndeshjes së nesërme, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pritet të sjellë në Prishtinë një numër të konsiderueshëm tifozësh mysafirë.
Përballja me Irlandën është pjesë e kalendarit të Dardanëve në Ligën e Kombeve. Pas saj, Kosova do të luajë në transfertë kundër Austrisë në Vjenë dhe Izraelit në Debrecen, përpara se të presë Austrinë në ndeshjen e katërt.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Kombëtares së Kosovës, e…
MPB Maqedoni njofton se dje (22.09.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, Sektori i Çështjeve të Trafikut…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të…
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, kritikoi në OKB ceremoninë e zhvilluar në Beograd për Ratko Mlladiqin, duke e cilësuar atë si…
Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar. Mbledhja zhvillohet një…
Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë. Flakët…