Categories: sport

FC Rinia, përmes futsallit ndërton ura mes komuniteteve pakicë

FC Rinia nga Fushë Kosova është një klub i krijuar nga të rinj të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, të cilët e kanë shndërruar dashurinë për futsallin në një mjet për të krijuar mundësi të reja dhe për të kapërcyer pengesat shoqërore.

Të lidhura

None found

Skuadra do ta zhvillojë sezonin 2026/27 në Ligën e Parë të futsallit në Kosovë, në paraqitjen e saj të dytë në garat e organizuara.

Gjithçka nisi nga dëshira e të rinjve të komuniteteve Ashkali, Romë dhe Egjiptian për të marrë pjesë në turne futbolli dhe futsalli. Me kalimin e viteve, ky angazhim i përbashkët nuk mbeti vetëm një aktivitet i rastësishëm, por u zhvillua në një klub që tani garon zyrtarisht.

Megjithatë, pjesëmarrja në gara nuk është e lehtë për futbollistët e FC Rinisë. Për shumicën prej tyre, puna dhe sigurimi i të ardhurave për familjet janë përparësi, çka shpesh ua vështirëson ndjekjen e rregullt të stërvitjeve dhe ndikojnë në përgatitjen e skuadrës për të qenë sa më konkurruese.

Krahas problemeve financiare e organizative, lojtarët në disa ndeshje janë përballur edhe me thirrje raciste. Në klub sqarojnë se bëhet fjalë për raste të izoluara, ndërsa në pjesën më të madhe të përballjeve me klubet shqiptare thonë se janë pritur dhe respektuar.

Mbështetja nga institucionet mbetet e kufizuar. Komuna e Fushë Kosovës ua siguron palestrën për stërvitje, kurse Federata e Futbollit e Kosovës mbulon një pjesë të shpenzimeve të garave.

Shpenzimet e tjera, duke përfshirë pagesat për ndeshje dhe udhëtimet, shpesh paguhen nga vetë lojtarët. Ata tregojnë se këtë sakrificë e bëjnë të shtyrë nga pasioni për futsallin dhe vullneti për të mos e ndërprerë garimin.

Për sfidat, historinë, vështirësitë dhe synimet e klubit kanë folur për Telegrafin përfaqësuesi dhe lojtari Kajdar Haziri, si dhe menaxheri e lojtari Veton Mustafa.

Sipas tyre, FC Rinia nuk është thjesht një ekip sportiv. Klubi shërben si një hapësirë ku të rinjtë bashkohen, garojnë dhe i përfaqësojnë komunitetet e tyre përmes sportit.

FC Rinia ka filluar së fundmi të punojë edhe me grupmosha të reja në futboll, me synimin që fëmijëve nga komunitetet t’u krijojë mundësi për të zhvilluar talentin dhe për t’u marrë me sport. Kjo nismë, megjithatë, është pezulluar përkohësisht për shkak të mungesës së një fushe të përshtatshme për stërvitje.

Klubi shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që fëmijët të rikthehen në stërvitje dhe puna e nisur të vazhdojë.

Kërkesa e FC Rinisë është e drejtpërdrejtë: institucionet dhe bizneset duhet të ofrojnë më shumë mbështetje, në mënyrë që mungesa e mjeteve financiare të mos e pengojë pasionin e të rinjve.

Sepse një ëndërr sportive nuk mbahet gjallë vetëm nga talenti; ajo ka nevojë edhe për njerëz dhe institucione që besojnë tek ajo.

të fundit

Sulmet me dronë rusë në Ukrainë godasin një qendër tregtare, të paktën 14 viktima dhe mbi 120 të plagosur

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë, pas dy sulmeve…

8 minutes ago

Meghan Markle mund t’i rikthehet aktrimit me një rol në serialin “The Gentlemen” të Guy Ritchie

Meghan Markle duket se po përgatitet të rikthehet në ekran, ndërsa paralelisht ajo dhe Princi Harry raportohet se po planifikojnë…

8 minutes ago

PDK-ja i shkruan përsëri Deharit, kërkon që seanca e Kuvendit të vazhdojë të shtunën

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i drejtuan letër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, duke i kërkuar sërish që…

10 minutes ago

Zyrtare: Curtis Jones transferohet te Interi

Curtis Jones është zyrtarisht futbollist i ri i Interit, pasi klubi italian ka përfunduar transferimin e tij nga Liverpooli.Mesfushori anglez…

15 minutes ago

Aksion antidrogë në Korçë, arrestohet një person dhe sekuestrohen kokainë, para e municione

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë po zhvillon një operacion të gjerë antidrogë në rajonin juglindor të vendit, me fokus goditjen…

16 minutes ago

Përleshje në turmë, Jessie J ndalon koncertin dhe përballet me fansat: Nxirrini jashtë

Këngëtarja britanike Jessie J u detyrua të ndërpresë për pak çaste koncertin e saj në Angli, pasi disa fansa në…

25 minutes ago