Kombëtarja shqiptare e futbollit është pjesë e finaleve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa deri më tani ka luajtur dy nga tre sfidat në grupin B dhe të hënën do të zhvillojë ndeshjen e tretë ndaj Spanjës.
Sakaq, veç ndeshjeve finale të Europianit që ka tërhequr vëmendjen e fansave në të gjithë botën, në Frankfurt të Gjermanisë është organizuar ditën e sotme nga UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Europa, ndër to edhe Shqipëria.
Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, në bashkëpunim me disa tifozë shqiptarë krijoi ekipin e tifozëve të Shqipërisë, që mori pjesë në këtë turne të formatit 6×6. Në grupin e Shqipërisë, shorti përcaktoi edhe skuadrat e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës.
Në ndeshjet e luajtura në këtë grup, kuqezinjtë triumfuan në të treja sfidat, duke fituar 4-0 me Italinë, mposhtën 2-0 Ukrainën dhe triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Anglisë.
Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.
Një finale mjaft emocionuese dhe mjaft e luftuar si nga kuqezinjtë tanë ashtu edhe nga Gjermania. Takimi u zhbllokua vetëm në tre minutat e fundit nga Shqipëria, me kuqezinjtë që shënuan tre gola njëri pas tjetrit.
Me këtë fitore, ekipi i tifozëve shqiptarë, i krijuar rishtas këtë vit, arriti të marrë një kupë, e para në historinë në llojin e saj. Lojtarët që shkruan historinë për Shqipërinë në këtë turne ishin: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.
Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur. Ndërkohë edhe Kryedemokrati,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon edhe një mandat…
Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar për publikun dhe median, duke përgënjeshtruar kategorikisht deklaratat publike që kanë qarkulluar…
Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Greqi, ku vëlla dhe motër janë gjetur të pajetë në shtëpinë e tyre.…
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin…
Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje,…