kosovë

Pas zgjedhjeve, BE mesazh Kosovës: Presim formim të shpejtë të institucioneve të reja! Të ratifikohet marrëveshja për Planin e Rritjes

Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për të vazhduar angazhimin me autoritetet kosovare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kështu thuhet në një deklaratë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionares për Zgjerim, Marta Kos, një ditë pasi Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Të lidhura

None found

“Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në”, u tha në deklaratën e dy zyrtareve evropiane.

BE-ja mirëpriti pjesëmarrjen e partive nga të gjitha komunitetet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ky proces tregoi “përkushtim të fortë për parimet demokratike”.

“I bëjmë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes”, u tha në deklaratë.

Kurti, pas fitores në zgjedhje, tha se pret bashkëpunim me partitë në opozitë për marrëveshjet prej mbi 800 milionë eurosh që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që në total pak vlerën e 6 miliardë eurove.

Kallas dhe Kos tha se ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes janë në interesin e Kosovës dhe kjo, sipas tyre, duhet të ndodhë sa më shpejtë në mënyrë që popullata të përfitojë nga ky plan.

Dy zyrtaret evropiane në deklaratën e përbashkët përmendën edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga blloku evropian, duke theksuar se ai mbetet rruga e vetme për të dyja vendet për të bërë përparim drejt BE-së.

“Ne presim që të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të dialogut, të zbatohen pa vonesa apo parakushte të mëtejshme. BE-ja është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo kushtet ta lejojnë”, u tha në deklaratë.

Kosova dhe Serbia e arritën këtë marrëveshje më 2023, dhe pavarësisht se pakti nuk është nënshkruar, ajo konsiderohet obligative për palët nga Brukseli.

Kjo marrëveshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./rel

Tags: Bekosova

të fundit

Teknologjia inovative e transmetimit me dritë u sjell studiuesve gjermanë çmimin prestigjioz prej 250 mijë eurosh

Nga Aleksandra Bakmaz dhe Sabine Dobel, dpa Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier (majtas) qëndron në kampusin EUREF gjatë ceremonisë së ndarjes…

4 seconds ago

Kurti’s plan: 1 billion euros of imports to be replaced with domestic production within four years

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se brenda 4 vjetësh synon të zëvendësojë 1 miliard euro importe me prodhime…

16 seconds ago

Vitia: Hetimi për furnizimin me barna ka nisur prej muajsh dhe vijon ende

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se hetimi lidhur me problemet në furnizimin me barna…

29 seconds ago

UP rector denies threats in email, open to dialogue with students

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka mohuar se emaili i dërguar ndaj studentëve të Fakultetit të Mjekësisë përmban…

38 seconds ago

Demographic balance 2010–2024 in North Macedonia: Albanians with significant growth, Macedonians with steep decline

Një analizë e të dhënave statistikore për periudhën 2010–2024 mbi lindjet, vdekjet dhe bilancin natyror sipas përkatësisë etnike në Maqedoninë…

1 minute ago

Ahmeti against Kurti: he has struck us in the soul and hurt the UÇK martyrs

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratën…

1 minute ago