Ish-partnerët e Diego Maradonës, Claudia Villafane dhe Veronica Ojeda, pozuan së bashku për një fotografi përkrah tre fëmijëve të tij, Dalma, Giannina dhe Dieguito Fernando.
Kjo foto u shoqërua me një deklaratë zyrtare, e cila ishte firmosur edhe nga Diego Junior, në të cilën trashëgimtarët e Maradonës denoncuan mënyrën sesi ai u trajtua para vdekjes së tij më 25 nëntor 2020.
None found
Në deklaratë, familjarët e tij kërkuan që të zbardhet e vërteta se çfarë ka ndodhur saktësisht në ditët e fundit të jetës së tij.
“Qëllimi ynë dhe i avokatëve tanë ishte të zbulonim se çfarë ndodhi me babain tonë në fund të jetës së tij, të vërtetën për fundin e jetës së tij”, thuhet në deklaratë.
“Gjithashtu, të dihet e vërteta për veprimet e rrethit të tij të ngushtë, të cilët ishin me të dhe më pas e izoluan në vitet e fundit të jetës së tij, ndoshta duke e braktisur në fund, duke i marrë pasuritë dhe duke u bërë milionerë brenda natës.
“Prandaj ne duam gjithashtu të bëhet e qartë se kush është kush në këtë histori dhe duam që e gjithë bota ta dijë me siguri se ne jemi përgjegjës për mbrojtjen e trashëgimisë së babait tonë, kështu që nuk ka dyshim se me kë të flasim.”
Në deklaratë, familjarët e Maradonës përfshinin dokumentin gjyqësor që përshkruan makthin që ai përjetoi gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, ndërsa një grup njerëzish e shfrytëzonin financiarisht.
“Ata e ulën Diego Armando Maradonën në një gjendje shërbimi, duke kufizuar kontaktet e tij me familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij, personalisht dhe me telefon, duke e furnizuar me alkool, drogë dhe marihuanë dhe duke e manipuluar psikologjikisht me pajisje të ndryshme, me për ta mbajtur nën kontrollin e tyre, për të përfituar financiarisht nga të ardhurat e tij”, thuhet në dokument./ h.ll/albeu.com
Gjashtë dronë të lëshuar nga forcat e armatosura ruse gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes goditën fshatin Lebyazhe,…
“E kemi shkatërruar Iranin”. Kështu është shprehur presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste telefonike me Michael Cohen, ish-avokatin e…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj individëve dhe subjekteve kubane, në kuadër…
Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 80.3 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë…