Real Madridi vijon ta ndjekë me interes Michael Olisen, por nuk do të bëjë lëvizje konkrete pa marrë paraprakisht miratimin e Bayern Munichut. Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano.
Në emisionin “Fabrizio Responde” të DAZN Espana, Romano tha se anësori francez ishte ndër objektivat kryesorë të presidentit madrilen Florentino Perez gjatë afatit kalimtar të verës. Megjithatë, Perez nuk ishte i gatshëm të hapte bisedime pa lejen e klubit gjerman.
None found
“Verën e kaluar, Olise ishte një obsesion për Florentino Perezin, por ai e bëri të qartë se nuk do të negocionte për të pa marrë dritën jeshile”, u shpreh Romano.
Sipas gazetarit, Perez u kishte premtuar drejtuesve të Bayernit se Real Madridi nuk do të kontaktonte as lojtarin, as përfaqësuesit e tij dhe nuk do të dorëzonte ofertë zyrtare pa pëlqimin e klubit bavarez.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, kishte treguar se Real Madridi e kishte kontaktuar klubin në dy raste gjatë verës, vetëm për të konfirmuar se nuk po zhvilloheshin negociata pa autorizim.
Bayern Munich, nga ana tjetër, e sheh Olisen si të paprekshëm dhe nuk planifikon ta shesë, edhe pse është spekuluar se vlera e tij mund të shkojë nga 150 deri në 200 milionë euro.
Reprezentuesi francez 24-vjeçar ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2029. Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të rikthehet me një përpjekje për ta transferuar në të ardhmen.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve…
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet pakoja e pesë ligjeve që lidhen me reformën…
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka evidentuar 51 raste me parregullsi tatimore gjatë rreth 60 vizitave dhe inspektimeve në terren…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar,…
Llogaritja e fundit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), e përshtatur për inflacionin, tregoi se shuma për shujtën e…
Rasti i Alta Bankës dhe përgjegjësia e Guvernatorit të Bankës Popullore Trajko Sllavevski, janë bërë shkak për kërkesën e LSDM-së…