sport

Fabregas lavdëron yllin e Anglisë i cili nuk po arrin të jetë pjesë e formacionit startues të Southgate

Ish-legjenda e Spanjës, Cesc Fabregas, nuk është kursyer nga lëvdatat për yllin e Anglisë, James Maddison, i cili nuk po arrin të bëhet pjesë e formacionit startues të Gareth Southgate.

Anglia do të përballet sot (e shtunë) në një ndeshje miqësore ndaj Brazilit e cila do të zhvillohet në ‘Ëembley’, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, teksa ‘Tre Luanët’ janë ballafaquar me një seri lëndimesh para duelit ndaj Brazilit, kjo mund të krijojë një mundësi për James Maddison që të marrë dsia minuta nën urdhrat e Southgate.

Teksa Maddison është ‘injoruar’ nga përzgjedhësi anglez, ish-ylli i ekipeve të njohura si Arsenal, Barcelona dhe Chelsea, Cesc Fabregas, ka thënë se ylli i Tottenhamit e ka personalitetin që t’i bëjë ‘gjërat të ndodhin’ dhe është dikush që gjithmonë do të doje ta kishe në ekipin tënd.

“Menjëherë mund ta vëreni se ai ka besim. Ai ka personalitetin për të kërkuar topin, për t’i bërë gjërat të ndodhin dhe të krijojë situata”, ka thënë Fabregas.

“Ai është shumë i mirë në driblime, është i mirë në asistime dhe mund të shënojë gola. Kështu që është një lojtar mjaft i kompletuar sipas mendimit tim”, është shprehur spanjolli.

“Ai kuptohet mjaft mirë me Son dhe sulmuesit e tjerë, andaj për mua, ai është një lojtar fantastik. Si një trajner, unë jam i sigurt që duhet të veproni në bazë të fuqive të lojtarëve tuaj dhe kualitetit që ke, është më e lehtë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

8 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

16 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

43 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

54 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

55 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

57 minutes ago