E ardhmja e Michael Carrickut në krye të Manchester Unitedit është vënë në pikëpyetje, pasi drejtuesit e klubit kanë nisur të analizojnë emra alternativë për stolin e ekipit të parë.
None found
Sipas raportimeve, Cesc Fabregas konsiderohet një nga opsionet më serioze nëse “Djajtë e Kuq” vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin anglez.
Situata e Carrickut në “Old Trafford” është bërë gjithnjë e më e pasigurt. Indykaila raporton se bordi i ka vendosur atij një ultimatum deri në pushimin e ardhshëm të nëntorit për kombëtaret, periudhë gjatë së cilës duhet të rikthejë rezultatet pozitive dhe ta nxjerrë skuadrën nga kriza.
Nëse Manchester Unitedi nuk arrin të përmirësojë ndjeshëm paraqitjet dhe grumbullimin e pikëve, aventura e ish-mesfushorit anglez në stolin e klubit mund të mbyllet më herët nga sa ishte parashikuar.
Ndërkohë, Fabregas ka tërhequr vëmendjen për zhvillimin e tij në aspektin taktik dhe metodologjik si trajner në futbollin evropian, çka besohet se ka impresionuar drejtuesit e Manchester Unitedit.
Për këtë arsye, ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës mund të renditet mes favoritëve për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, nëse Carrick nuk arrin ta përmbysë situatën gjatë javëve në vijim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…