sport

Fabregas i del në mbrojtje Messit: PSG nuk ka patur kurrë një lojtar si ai, tifozët gabuan

Cesc Fabregas ka diskutuar fishkëllimat që ish-bashkëlojtari i tij i Barcelonës, Lionel Messi, mori nga tifozët e Paris Saint-Germain pas eliminimit të tyre nga Champions League nga Real Madrid.

Messi u përball me këtë pritje të ashpër nga tifozët e tij gjatë ndeshjes së parë të PSG-së në Ligue 1 pas daljes së tyre nga Europa, dhe mesfushori i Monacos mendon se një lojtar i shtatit të tij nuk e meriton këtë trajtim.

“Rasti i Leos është shumë i thjeshtë. Për mua, ai ka qenë më i miri që kam parë dhe luajtur me të”, tha Fabregas për “MARCA”.

“Ajo që kam parë prej tij ka qenë e jashtëzakonshme.”

Fabregas ka pasur trajtim të ngjashëm nga tifozët e Barcelonës në të kaluarën.

“Më kanë fishkëllyer në Camp Nou.

“E di se çfarë ndodhi me PSG-në. Tifozët duan të krijojnë një moment tensioni me lojtarët.

“Gjatë ndeshjes ata të mbështesin, kur të këndojnë emrin tënd, perfekte, por ajo që pashë një ditë më parë, tallja kur Neymar humbi topin ose fishkëllima kur ata preknin topin, është shumë e shëmtuar”.

34-vjeçari e kupton se këta lojtarë fitojnë shumë dhe tifozët mund të zhgënjehen, por ai po e mbështet Messin për të sjellë sukses në kryeqytetin francez.

“Ata justifikohen se paguhen shumë, humbën kundër Real Madridit, kjo është mirë, por a nuk donin të fitonin? Kjo është ajo që vjen e para”, shtoi Fabregas.

“Me PSG-në ata nuk kanë fituar ende asgjë për momentin, por me siguri do ta fitojnë ligën.

“Ju po flisni për një lojtar që sapo ka ardhur. PSG nuk ka pasur kurrë një lojtar të tillë në jetën e tyre.

“Është më mirë të jesh mirënjohës, ta mbështesësh dhe të mos e shtypësh. Këtë vit apo vitin tjetër, këta djem do t’ju sjellin momente të shkëlqyera”, u shpreh Fabregas./ h.ll/albeu.com

të fundit

Shpëtoi katër persona që u aksidentuan rëndë, rrëfehet polici hero: Veprova instiktivisht, askush tjetër nuk ndërhyri

Klaidi Mustaj, 26 vjeç, efektiv policie nga Fier, është kthyer në “heroin e ditës” pasi rrezikoi jetën për të shpëtuar…

20 minutes ago

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit ka mbërritur sot superjahti “Dragonfly”, me  gjatësi 142 metra, i ndërtuar nga kantieri gjerman Lürssen dhe…

42 minutes ago

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë,…

1 hour ago

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në…

1 hour ago

Shkoi si pushues në Zvicër, 23-vjeçari shqiptari kapet duke shitur kokainë

Një 23-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë në Zvicër si turist, është arrestuar nga autoritetet zvicerane nën akuzën e trafikut…

2 hours ago

Rama shpërndan videon: Shembjet vijojnë, ndëshkohen edhe “shkelësit e mëdhenj”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të shembjes së një ndërtese në Vlorë, duke dhënë mesazhin se ndërhyrjet ndaj…

2 hours ago